Ekskluzive-pasuria e Presidentit/ Ilir Meta bleu vilë 60 mijë USD dhe e shiti 300 mijë euro

Shqiptarja.com publikon pasurinë e plotë të deklaruar nga Presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi (çift bashkëshortësh) nga viti 2003 deri në vitin 2018 si dhe mekanizimin e krijimit të pasurive të paluajtshme dhe llogarive bankare. Në deklaratën e parë të pasurisë në vitin 2003, Ilir Meta deklaron blerjen e një vile në Golem me vlerë 60 000 dollarë. Vila ka edhe një lulishte 327 m 2. Për blerjen e vilës Ilir Meta ka marrë një kredi në bankën Italo-Shqiptare me vlerë 60 mijë dollarë. Çfarë ndodh më pas dhe si e shton pasurinë Ilir Meta?

Tre vjet më vonë, pra në vitin 2006, vilën me vlerë 60 mijë USD, Meta e shet për 300 mijë euro. Më këtë lëvizje Meta fiton me rreth 250 mijë euro, ndërkohë që, gjatë kësaj kohë, nuk deklaron asnjë investim në vilën e tij që të justifikojë rritjen e vlerës. Mbetet mister se si Meta e ka justifikuar rritjen e vlerës së vilës me 250 mijë euro, a është hetuar nga ILDKP ky rast dhe në çfarë përfundimi ka dalë. Katër vite më vonë, në vitin 2010, Ilir Meta deklaron blerjen e një apartamenti në Rr. Barrikada Tiranë me sipërfaqe 200 m2 dhe më vlerë 400 mijë euro. Për justifikimin e blerjes së apartamentit, Meta deklaron se ka marrë një kredi 200 mijë euro tek Credins Bank si dhe 200 mijë euro i ka pasur cash, shumë e lartë kjo për t’u mbajtur jashtë sistemit bankar.

Në vitin 2018 Meta nuk rezulton të ketë detyrime për shlyerjen e kësaj kredie 200 mijë euro. Po gjatë këtij viti, pra në 2010, kur Meta ishte pjesë e qeverisjes së Sali Berishës, ka blerë vilën në Gjirin e Lalzit. Ai e deklaron vilën me dy kate dhe me sipërfaqe 317 metra katror. Meta nuk deklaron se sa është vlera e vilës, por thotë se këtë pasuri të paluajtshme e ka përfituar nga këmbimi me sipërfaqe ndërtimore 300 metra katrore, ambiente tregtare, sipas kontratës me kompaninë Agi-Kons shpk, si përfitues me 33 % të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli.

Gjithashtu nuk specifikohet se sa është vlera e ambienteve të shkëmbyera për të përfituar vilën. Bëhet fjalë për pallatin e Monika Kryemadhit, të cilit iu referua Meta ditën martë, ku sulmoi faktorin ndërkombëtar dhe kryeministrin Edi Rama, duke i akuzuar për komplot. Nga viti 2010 deri në vitin 2014, Meta dhe Kryemadhi nuk deklarojnë lëvizje në pasuritë e paluajtshme. Nga viti 2014 deri në vitin 2018, shitblerja e pasurive të paluajtshme bëhet nga Monika Kryemadhi.

Të ardhurat dhe pasuria fillestare
Të ardhurat e ligjshme të deklaruara nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë vetëm dy paga, kryesisht të larta, pasi Meta ka mbajtur poste të larta shtetërore që nga ministër, zëvendëskryeministër, kryeministër, kryetar Kuvendi dhe së fundmi President. Gjithsesi, të ardhurat e tyre nuk e mbulojnë vlerën e pasurive të paluajtshme. Për këtë arsye, çifti Meta-Kryemadhi kanë marrë kredi në vlera të larta, kanë blerë lirë dhe kanë shitur shtrenjtë, u kanë falur tokë si dhe kanë dhënë tokë për të ndërtuar pallat. Pasuria fillestare e Ilir Metës ku ka hyrë në politikë është vetëm, një apartament banimi 2+1, në Rr. Qemal Stafa Tiranë, si dhe 1/3 e një parlamenti me sipërfaqe 99.5 m2, përfituar me privatizim nga Monika Kryemadhi, pa vlerë të specifikuar.

Pasuria e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit ndër vite

Viti 2003
Apartament banimi 2+1, Rr. Qemal Stafa

Vilë në Golem, 60 000 dollarë, lulishte 327 m 2.

Hua në bankën Italo-Shqiptare 60 000 dollarë

Shlyerje kredie, 7 580 dollarë në bankën Italo-Shqiptare

Interesa bankare 2 160 dollar, banka Italo-Shqiptare

Viti 2004
Apartament banimi 2+1, Rr. Qemal Stafa, deklarim i mëparshëm

Vilë në Golem, 60 000 dollarë, lulishte 327 m 2, deklarim i mëparshëm

Shlyerje kredie për vilën në Golem, 19 808 dollar

Paga nga si anëtar i Kuvendit të Shqipërisë, 1. 735 404 lekë.

Viti 2005
Paga dhe shpërblime në Kuvendin e Shqipërisë, 1 423 787 lekë

Paga dhe shpërblime të bashkëshortes në Kuvendin e Shqipërisë, 1 672861

Shlyerje kredie për vilën në Golem, 9 770 dollarë

Viti 2006
300 000 euro, shitje e vilës në Golem

1 386 694 lekë, paga nga pjesëmarrja në komisione dhe nga Kuvendi i Shqipërisë.

900 000 lekë, pagë e bashkëshortes nga sigurimet kalimtare.

8 840 dollar, shlyerje kredie në bankën Italo-Shqiptare

Viti 2007
Tokë me sipërfaqe 1200 m2, vlerë 5 000 000 lekë, ku 700 m2 janë blerë me të ardhurat e veta në vitin 2007, ndërsa pjesa tjetër është përfituar me dhurim në vitin 1995 nga i vëllai.

1 425167 lekë, paga shpërblime dhe komisione

1 000 919, pagë bashkëshortja në këshillin bashkiak

11 750 dollar, shumë e kthyer nga kredia e marrë pranë bankës Italo-Shqiptare

21 124 dollar, shuma e mbetur pa shlyer pranë bankës Italo-Shqiptare

Viti 2008 
43 256 lekë llogari për pagat në Credins Bank

4 807 dollarë llogari bankare për shlyerje kredie në San Paolo Bank

2 777 566 lekë paga dhe shpërblime si deputet në Kuvendin e Shqipërisë

659 565 lekë të ardhura nga bashkëshortja si ish-deputete në Kuvendin e Shqipërisë

378 789 lekë të ardhura nga bashkëshortja si anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë

22 000 dollarë shuma e shlyer nga deklarimi i mëparshëm për kredinë e marrë për blerjen e një apartamenti banimi në Durrës

40 000 lekë shtesë në llogarinë bankare të bashkëshortes Monika Kryemadhi

Kontratë sipërmarrje në emrin e Monika Kryemadhit mbi truallin e deklaruar më parë, në rrugën “Teodor Keko”, mbrapa Doganës së Tiranës, me firmën “Agikons”, nga e cila përfiton 35% të sipërfaqes së ndërtimit

Viti 2009
161 808 lekë borxh në llogarinë bankare për pagat te Credins Bank

34 727 lekë, gjendje në llogarinë bankare për pagat panë Credins Bank

1 388 euro në llogarinë bankare në Credins Bank

20.321 euro overdraft, panë bankës Credins, me garant Drini Kryemadhi

Viti 2010
Shtesë në llogarinë Bankare Credins Bank 135 318 lekë

Apartament banimi 200 metra katrorë te Rr. Barrikada 400 000 euro

Burimi, kredi nga Credins Bank 200 000 euro

Gjendja cash 200 000 euro

Paga si zëvendëskryeministër dhe ministër Ekonomie 1 768 385 lekë

Bashkëshortja, sekretare e LSI 969 324 lekë 

Anëtare e Këshillit Bashkiak 278 100 lekë

Kredi nga Credins Bank për blerja apartamenti 200 000 euro, 6550 euro paguar

Shtesë në llogarinë Bankare tek Credins Bank, 295 782 lekë

Pakësim në llogarinë Bankare tek Credins Bank

Apartament banimi 2 kate, me sipërfaqe 317 metra katror në fshatin turistik në Gjirin e Lalzit Durrës me kontratë sipërmarrjeje me Lura sh.p.k.

Burimi, këmbimi me sipërfaqe ndërtimore 300 metra katrore, ambiente tregtare, sipas kontratës me kompaninë Agi-Kons shpk, si përfitues 33 % të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli.

Viti 2011
Ilir Meta deklaron se gjatë vitit 2011 ka përfituar vetëm nga paga e tij si deputet dhe e Monikës si sekretare organizative e LSI-së

Viti 2013
Kryemadhi të ardhura nga LSI, 663 897 lekë.

Të ardhura si deputete 714 099 lekë.

Meta, të ardhura si deputet 1 839 073 lekë.

Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë Nuk ka

Gjendja cash 11 000 euro.

Detyrim overdrafti 95 093 lekë.

Viti 2014
Kryemadhi paga si deputete, 2 295 826 lekë.

Meta të ardhura si deputet, 1 964 421 lekë.

Pronare me 100 % e 13 apartamenteve të banimit me sipërfaqe totale 1444.8 m2.

Të ardhura nga shitja e ap. të banimit, 57 798 euro.

Të ardhura nga shitja e ap. të banimit, 64 020 euro.

Gjendja e llogarisë bankare, 56 778 euro.

Gjendja e llogarisë, 2 336 669 lekë.

Gjendja cash, pakësuar me 8 000 euro.

Gjendja e llogarisë, 11 038 euro.

Gjendja e llogarisë bankare, 82 086 lekë.

Kredi bankare, detyrimi 163 506 euro.

Meta, gjendja e llogarisë, shtuar me 269 524 lekë.

Shpenzime për përvjetorin e ditëlindjes, 1 822 400 lekë.

Shpenzime për energjinë elektrike 338 640 lekë.

Viti 2015
Paga deputete, 2 629 956 lekë.

Interesa bankare, 14 609 lekë.

Vajza, interesa bankare, 182 euro.

Meta, të ardhura nga paga, 2 015 182 lekë.

Gjendja e llogarisë, pakësuar me 12 175 euro.

Gjendja e llogarisë, shtuar me 14 609 lekë

Vajza, gjendja, shtuar me 182 euro.

Gjendja e llogarisë, pakësuar me 35 915 lekë.

Detyrime të papaguara në vlerën 154 207 euro për një kredi bankare për blerje apartamenti.

Detyrime të papaguara në vlerën 1 235 677 lekë për overdraft bankar.

Meta, gjendja e llogarisë 1 815 082 lekë.

Viti 2016
Të ardhura si deputete, 1 993 076 lekë.

Meta të ardhura si kryetar Kuvendi Kuvend, 1 955 743 lekë

Shitur ap. banimi me sip. 104.74 m2, në vlerën 60 958 euro

Shitur ap. banimi me sip. 166.2 m2, në vlerën 85 088 euro

Shitur ap. banimi me sip. 108.5 m2, në vlerën 57 885 euro

Shitur ap. banimi me sip. 200 m2, në vlerën 345 000 euro

Gjendje llogari dyemërore, së bashku me vajzën Bora, shtuar me 9 181 lekë.

Gjendje llogari bankare, shtuar me 174 403 euro.

Mbyllur kredia në vlerën 155 000 euro më 25.02.2016 pasi është zëvendësuar debitori.

Pakësuar gjendja në e z. Meta me 1 113 620 lekë.

Çelur llogari bankare studentore për djalin, vlera 43 727 lekë.

Meta llogari dy emërore 1 001 029 lekë.

Shlyer 1 327 056 lekë për overdraft të marrë në vitin 2015.

Viti 2017
Të ardhura nga Kuvendi, shuma 1 993 386 lekë.

Metaj, të ardhura në Presidencë, shuma 982 830 lekë.

Shitur apartament banimi me sip. 101 m2 në vlerën 55 550 euro.

Shitur apartament banimi me sip. 166.2 m2 në vlerën 58 806 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në emër të vajzës, shtesë 8 037 lekë.

Gjendja e llogarisë, pakësim 131 053 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në Credins Bank, 140 000 GBP, (paund), për pagesë për shkollën për vajzën Znj. Bora Metaj dhe djalin, Z. Besar Metaj.

Djali, Z. Besar Metaj, overdraft, 264 239 lekë.

Meta, gjendja e llogarisë, pakësim 538 824 lekë.

Gjendja e llogarisë, shtesë 1 702 lekë.

Meta, overdraft, 106 954 lekë.

Bora Metaj, gjendja e llogarisë bankare, shtesë 71 euro.

Vajza Bora overdraft, 210 208 lekë

Viti 2018
Ilir Meta shtim i llogarisë, 1 319 680 lekë.

Llogari dyemërore, shtuar me 28 4009 lekë.

Paga si President, 2 550 183 lekë.

Dieta jashtë vendit, 6 480 lekë dhe 2 340 USD.

Të ardhura si kryetar KLD, 85 000 lekë.

Honorare nga mbledhjet e KLD, 42 500 lekë.

Overdraft, 133 845 lekë.

Monika Kryemadhi, shitje apartamenti 76.88 m2, 42 284 euro.

Shitje apartamenti 133,7 m2, 64 103 euro.

Llogari bankare 787 171 lekë.

Pagesë si rrjedhojë e kontratës..., likuidim kësti i dytë, 145 mijë euro.

Llogari bankare e shtuar në euro, 57 665 euro.

Të ardhura si deputete, 2 238 923 lekë.

Overdraft 761 lekë.

Overdraft 2 243 127 lekë.

Vajza Bora, llogari dyemërore, 11 940 GBP

Debi në kartën visa, 158 357 lekë.

Llogari dyemërore, 11 940 GBP 8 056 lekë.

Shlyerje overdraft, 210 208 lekë.

Djali Besari, pakësuar llogaria 28 409 lekë.

Overdraft, 306 001 lekë.

( Kliko këtu ) deklarata e plotë e pasurisë e presidentit për vitin 2018

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fteri: 29/02/2020 08:07

    Jepni ca lek për bukë Ilirit dhe Monikës ,gjynahë ,kan ngelur pa darkë.

    Përgjigju
  • zen: 04/07/2019 14:10

    Per çfare Pallati flet Ilir Meta. Kjo i paska shitur te 10 apartamentet !!!!!!! Dhe me çmime pertoke fare . Keshtu ka evituar te paguaje taksa te larta shtetit dhe per te pasur para Cash jashte sistemit bankar.......dhe kjo eshte familja presidenciale shqiptare !!!!!!!!! te mjeret shqiptare ke kane ne krye.

    Përgjigju
  • nga brenda ILDKPKI: 04/07/2019 13:21

    Kreu i ILDKPKI-se me mbiemrin Ganaj eshte njeriu personal i Ilir Metes, caktuar me imponim ndaj Rames dhe Grupit parlamentar te PS (ne Legjislaturen e kaluar) nga Ilir Meta para 5-vitesh. Ky person (Ganaj) ka futur ne institucionin e ILDKPKI shumicen e njerezve te sjelle me liste nga Ilir meta e Monika Kryemadhi. Edhe per jo pak Gjyqtare e Prokurore qe kane dale "pa lagur" nga Komisioni i Vetingut KPK, qe jane miqte e familjes Meta dhe asaj Berisha e Basha, dokumentat e pasurive jane derguar me qellim jo te plota (te redaktuara ne shuma e llojshmeri) ne organin e KPK e APK. Kjo po ndodh edhe me Zaganjorin keto dite, ku po fshihen dhjetra prona dhe shuma Euro e Dollare te ketij kryetari te Gjykates se Larte, njeriu intim i familjes se Sali Berishes...

    Përgjigju
  • JEVGJIT BESFORD FADIL GJOLEKA: 04/07/2019 11:41

    Familja meta familja më e urryer e SHQIPTARVE. Njerzit më të pa skrupullt bur e grua palaço.

    Përgjigju
  • Populli: 04/07/2019 07:36

    Dhe shpagimi sapo ka filluar.. Tre fëmijë njëri më budalla se tjetri. Mos u ngopshit, mos harroni se ka dhe një zot!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja