Hungaria refuzon të ekstradojë në Shqipëri Albert Veliun të njohur si "Babalja", i cili është marrë i pandehur për kallëzim të rremë, së bashku me ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji.
Burime nga Interpol sqaruan ekskluzivisht për ReportTv se prej disa ditësh ka mbërritur përgjigja e palës hungareze e cila ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e Veliut.
Albert Veliu u arrestua dy muaj më parë në Hungari pasi u arratis nga kampi i azilkërkuesve në Kosovë ku qëndroi për disa muaj në pritje të statusit të azilantit politik.
Prej më shumë se 2 javë Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe e ka marrë atë të pandehur së bashku me Salianjin dhe Fredi Alizotin me akuzën e kallëzimit të rremë.
Sipas Prokurorisë së Tiranës Babale, Salianji dhe Alizoti u përfshinë në kallëzimin e rremë me audio-përgjimin e montuar duke pretenduar se Albert Veliu fliste për trafik droge me Agron (Geron) Xhafën, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Fillimisht këto hetime u nisën nga krimet e rënda e pas mbërritje së ekspertizës britanike ku rezultoi se përgjimi ishte i modifikuar hetimet u kaluan për kompetencë Prokurorisë së Tiranës.
Javën e ardhshme Gjykata Penale Tiranë pritet të caktojë seancën paraprake dhe të vendosë nëse do t'i jap OK kërkesës së prokurorisë për marrjen e pandehur dhe nisjen e gjykimit ndaj tre personave mes tyre Babales dhe ish-deputetit demokrat Salianji. Ky i fundit pas marrjes së fashikullit hetimor nga prokuroria dhe komunikimit të akuzës ka publikuar në media edhe pjesë të përgjimeve ku sipas tij Fredi Alizoti është një dëshmitar i manipuluar nga policia.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
89.2%
-
Jo
7%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 426
Lajme të tjera
-
EMRI/ I kërkuar nga Italia për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 39-vjeçari në Shkodër
19 Mars, 10:28
-
4 të kërkuar nga Shqipëria arrestohen në Kosovë, Gjermani, Greqi dhe Francë! Pritet të ekstradohen
18 Mars, 13:58
-
Gjyqi për Ervin Salianjin, caktohet anëtarja e re e trupit gjykues për dosjen 'Babale'
16 Mars, 16:24
-
Dosja ‘Babale’, Apeli pranon kërkesën e Salianjit për përjashtimin e gjyqtares së çështjes
11 Mars, 13:52
-
I dënuar në Itali me 13 vite e 6 muaj burg për trafik droge, ‘Fast Albania’ arreston 46-vjeçarin! Do të ekstradohet (EMRI)
10 Mars, 09:51
-
Çështja Babale, shtyhet sërish seanca për Salianjin! Deputeti kërkon përjashtimin e gjyqtares relatore: Para drejtësisë s'janë trafikantët, por ne që denoncojmë
7 Mars, 09:38
-
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Itali 22-vjeçari shqiptar! Pritet ekstradimi i tij (EMRI)
25 Shkurt, 11:56
-
EMRI/ Vrau rojën e një lokali në ’98 në Durrës, arrestohet në Gjermani 45-vjeçari
23 Shkurt, 08:51
-
Arrestohet në Belgjikë kreu i 'Klanit Duka', Leonard Duka, armik i 'betuar' i Ervis Martinajt! Në kërkim për vrasjen e ish-policit Santiago Malko
14 Shkurt, 10:56
-
Çështja Babale, shtyhet nëntën herë seanca për Salianjin! Avokati Braho justifikohet me një aktivitet në Vlorë
13 Shkurt, 12:16
-
Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 38-vjeçari në Rinas! I dënuar me 8 vite në Itali për trafik droge e prostitucion
9 Shkurt, 10:32
-
Në kërkim për inceneratorët e Fierit e Elbasanit, Stela Gugallja në Austri, nisin procedurat e ekstradimit! Avokati për Report Tv: Nuk ka arrestim
7 Shkurt, 15:10
Sa turp..,dhe ca Diletantizmi..i P. Dhi_se,me Salinja alla Fabrizio Corona!
Përgjigju