Një audio e siguruar nga Report Tv e seancës për masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt në GJKKO tregon se si prokurori Ols Dado i referohet një shkrimi në media duke akuzuar se sipas tij kryebashkiaku ka paguar 221 mijë dollarë për lobim në SHBA. Lobimi në fakt është vetëm një pjesë e kontratës me të njëjtën kompani që ka marrë përsipër edhe mbrojtjen ligjore të kryebashkiakut.
***
“Jemi vënë në dijeni për një fushatë lobimi të shtetasit Erion Veliaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një fond financimi rreth 221 mijë dollarë”.
Kjo deklaratë e prokurorit të SPAK në dosjen ndaj kryebashkiakut, Ols Dado, në seancën e 1 shkurtit para GJKKO, është e pavërtetë. Dado i ka thënë gjykatës se Veliaj ka paguar 221 mijë dollarë për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e fshehur faktin se kontrata është e parashikuar edhe për mbrojtje ligjore, madje jo vetëm me një studio avokatie por me dy.
Në të vërtetë, Kryebashkiaku Veliaj ka dy kontrata me dy firma të njohura ligjore, Kasoëitz Benson Torres në Nju Jork dhe Mishcon de Reya në Londër, për ta ndihmuar në procesin juridik që ai ka në Shqipëri. Nuk janë të paktat rastet kur avokatë nga këto dy studio kanë ardhur në Tiranë, madje as nuk u lejuan të merrnin pjesë në proces ligjor nga SPAK dhe GJKKO. Po sipas ligjit amerikan studio ligjore mund të marrim përsipër edhe aktivitet lobimi
Në audion e siguruar nga Report Tv dhe e publikuar për herë të parë, prokurori Dado, duke iu referuar vetëm një shkrimi në media dhe jo kontratave që janë publike, shkon edhe më tej duke e quajtur këtë një lobim kundër drejtësisë dhe si argument për të rënduar pozicionin e Erion Veliajt dhe për të vijuar kushtet e paraburgimit
“Në gjykimin tonë kjo fushatë lobimi e cila ka shkuar deri në nivelet më të larta politike administrative të Shteteve të Bashkuara nuk përbën një mbrojtje juridike për veprimtari të funksionit politik, synon deligjitimimin e organeve që po gjykojnë aktualisht çështjen dhe tregon vullnetin e të pandehurit për të shmangur procesin penal. Pra mbrojtja nga procesi penal dhe jo mbrojtja në procesin penal duket se është synimi kryesor I të pandehurit Erion Veliaj gjatë këtyre muajve të hetimit paraprak por dhe të gjykimit në seancë paraprake",- thotë Dado.
Madje Dado shkrimin në media që i referohet, e depoziton si provë në gjykatë
Olsi Dado: Po në lidhje … zonja kryetare prokuroria e posaçme nuk e di se sa do të ishte me vend që ndoshta I ka paraqitur I pandehuri vendimin e gjykatës së shkallës së parë
Gjyqtarja: Faktikisht do e merrnin kryesisht por nëse i keni shumë mirë.
Ols Dado: Ne I kemi sepse na është dashur neve për t’u orientuar si dhe aktin ose dokumentin që sapo cituam nga burime të hapura por dhe tre urdhrat e pasqyrimit të ndryshimeve të veprës penale
Gjyqtarja: Po që pasqyrojnë….
Ols Dado: Që pasqyrojnë ndryshimet ose më saktë rëndimin e pozitës juridike të pandehurit pas momentit të zbatimit të masës së sigurimit arrest me burg më 10 shkurt 2025.
Duke e çuditshme se si prokurori i SPAK, përveç faktit që informacionin nuk ia jep të plotë gjykatës duke iu referuar vetëm lobimit dhe jo mbrojtjes juridike, pretendon se kjo është një arsye për ta lënë në burg Erion Velian. Nuk kuptohet se si lidhet e drejta për lobim apo mbrojtje ndërkombëtare e kryebashkiakut me faktin se ai duhet të qëndrojë në arrest me burg.
Në seancën e 1 shkurtit Veliaj nuk iu ndryshua masa e sigurisë, ndonëse ai vuri në dispozicion të gjykatës çdo masë tjetër më të lehtë, me argumentin se nuk ka rrezik për prishjen e provave, pasi çështja ka kaluar në gjykatë.
Komente












Pesanjosi behet prokuror. Bo bo ne duart e kujt kemi rene!!!
PërgjigjuPesanjosi behet prokuror. Bo bo ne duart e kujt kemi rene!!!
PërgjigjuKjo gjykatesja sillet si servile me prokurorin. Ky eshte nje fakt ulerites qe tregon se niveli i drejtesise tone eshte ne nivele skandaloze. Ketu duhet marre urgjentisht masa ligjore nga parlamenti se keta po marrim ne qafe nje komb te tere. Keta jane njerez tmerresisht te papergjegjshem.
PërgjigjuVetem ne kohe te Enverit ndodhnin keto gjera
PërgjigjuZoti Veliaj lirohet te henen dhe te marten nis punen normalisht
Përgjigju