KQZ shqyrtoi sot vendimin për kërkesën e prokurorisë për heqjen e mandatit të deputetit Gledion Rehovica, i zgjedhur nga LSI në qarkun e Beratit në 25 qershor. Prokuroria e akuzon se preket nga ligji i dekriminalizimit, pasi gjatë kohës që studionte në Itali është ndaluar për vjedhje, ndërsa ka deklaruar emrin Kusta Mina në 27.02.1999.
/Shqiptarja.com
Por pse zgjodhi pikërisht që të jepte këtë emër Gledion Rehovica në momentin që u ndalua në Romë? Report Tv mëson se Mina Kusta, apo Kusta Mina sikur e ka deklaruar Rehovica në 1999 është emri i shokut të tij të fëmijërisë në Berat.
Gledion Rehovica dhe Mina Kusta kanë kryer shkollën fillore bashkë, ndërsa më pas rrugët e tyre u ndanë, pasi i zgjedhuri i LSI u largua në Itali, ndërsa Kusta në Turqi për studime. Megjithatë Gledion Rehovica duket se nuk e ‘harroi’ shokun e fëmijërisë, pasi zgjodhi që të jepte para autoriteteve italiane pikërisht emrin e tij në momentin që u ndalua. Mina Kusta ka drejtuar disa banka në Shqipëri, ndërsa tani është funksionar shtetëror.
Mina Kusta
d.b/shqiptarja.com











