TIRANE- Zbardhet projekt-drafti i Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë që kanë marrë përsipër të ndryshojnë rrënjësisht sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Gazeta “Shqiptarja.com”, zbulon sot të gjitha hallkat se si do ndryshojnë gjykatat dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili do jetë Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Në këtë këshill, bien totalisht kompetencat e Presidentit dhe ministrit të Drejtësisë, duke mos pasur asnjë figurë politike në të. Ndërkohë që numri i anëtarëve tkurret nga 15 në 11, ku një anëtar do jetë i shoqërisë civile. Ministri në KLGJ do jetë spektator, ndërsa Presidenti do presë vetëm propozimet që vijnë nga KLGJ. Ndërkohë nëse miratohet ky draft do shkrihet Gjykata Administrative e Apelit dhe do krijohet dy Gjykata të Larta.