Burime ekskluzive për Report Tv kanë zbuluar mesazhe midis Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit, për të cilat SPAK thotë se kanë natyrë të ndryshme nga ajo që ish-drejtoresha e SHISH ka pretenduar se bëheshin në cilësinë e bashkëpunëtorit.

Në një mesazh Vlora Hyseni i thoshte Ergys Agasit “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli jot. Të gjithë ne. Do përfundojmë keq, shpirt”, thonë burime ekskluzive për Report Tv.

Në një mesazh 4 ditë para arrestimit Vlora Hyseni i shkruante Ergys Agasit: “Na kanë bërë shumë gjëra o shpirt...do ia hedhim...problemi është koha.


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Kreu i SHISH: Agasin e rekrutova informator! SPAK: Alibi, të dhëna sekrete në makinën e biznesmenit! Zbardhen mesazhet, Hyseni: O shpirt...do ia hedhim