Neandertalët janë të afërmit tanë më të lashtë njerëzor, specie e zhdukur tashmë por që 40 mijë vite më parë kanë jetuar në zonën e Zvernecit në Vlorë. Ky zbulim i jashtëzakonshëm për historinë e vendit tonë është kryer nga një ekip arkeologësh shqiptaro-italianë.
Ata publikuan studimin në revistën 'Quaternary Science Reviews', duke përfshirë analiza mikrobotanike, mikropaleontologjike, gjeologjike. Materialet gjeologjike të mbledhura në bregdet mundësuan rindërtimin e evolucionit mjedisor të zonës gjatë 40.000 viteve.
“Në veri të Zvernecit është një rrip ranor me kodra dhe gjire detare, ku rreth viteve 2000 kërkues amtorë kanë identifikuar site prejhistorike. Njëri prej tyre ishte punonjësi i sektorit të arkeologjisë, i ndjeri Novruz Bajramaj që e bëri të njohur dhe më pas në vitin 2010 dy profesorë nisën kërkimet arkeologjike në këto site që ndodhen mes lagunës së Nartës dhe detit Adriatik. Bëhet fjalë për gjetje të periudhës së neolitit të mesëm, 40 mijë vjet më parë por ka dhe gjetje të periudhave të neolitit të hershëm dhe të bronzit. Nga Institituti i Arkeologjisë u bë një botim në 2014 dhe një tjetër në 2015, u kryen sondazhe për periudhën e Neolitit. Janë 5 site arkeologjike në këtë rrip ranor, ku më i rëndësishmi është Dajlani i Vogël. I rëndësishëm dhe i përshtatshëm për kërkime të tjera sepse erozioni i shkaktuar nga deti si dhe hapja e një kanali kishte ekspozuar stratigrafinë për marrjen e kampionëve për të kuptuar kushtet natyore të ambientit të kësaj zone, të periudhve prejhistorike”, tha në intervistë për "Report TV", Krilejdan Çipa, arkeolog.
Ndërsa në vitin 2021, Instituti i Arkeologjisë në bashkëpunim me Universitetin e Ferrarës në Itali mblodhën material gjeologjik dhe e analizuan përmes metodës së datimit (OSL) pra teknikës që përdoret për të përcaktuar moshën e materialeve sedimentare ose minerale.
“Instituti i Arkelogjisë në bashkëpunim me Universitetin e Ferrarës në Itali, nën drejtimin e arkeologëve, Rudens Ruka dhe Ilir Gjipali në 2021 nisën një projekt ne zonen e njohur Dajlani i vogël. Kushtet ambientale dhe teknologjike dhanë informacion per popullimin nga andertalët 40 mijë vite më parë. Periudha e fundit andertalit dhe siti i Dajlanit të Vogël tregon për strehimin e kësaj specie humane prejhistorike. Nga ky kërkim u bë një botim në revistë i cili do të shërbejë si një reference për studimet në Shqipëri, Ballkan dhe me tej. Te rëndësishme janë dhe sitet e tjerë ‘Porto Novo 1’ dhe ‘Porto Novo 2’ ku ka gjurmë të paleotitit të mesëm dhe të periudhës së bronzit”, shpjegoi ai.
Arkeologu Krilejdan Çipa, pjesë e grupit të punës, propozon që e gjithë zona të marrë statusin park arkeologjik, të mbrohet nga shteti dhe të vendoset në funksion të zhvillimit të turizmit.
Interesante. Po jo park arkeologjik aty sepse e kemi shitur Qe te rregullojme maredheniet Me America great again”
Përgjigju