Ekskluzive/ Nga gjyqtarët tek drejtorët, ja kujt u hiqet pasaporta e shërbimit

Gjyqtarë, drejtorë në administratën publike, nëndrejtorë, krerë të institucioneve të ndryshme, gazetarë, këshilltarë, rektorët dhe zëvendësrektorët e universiteteve, sekretarë të përgjithshëm etj., duhet të dorëzojnë pasaportat e shërbimit pranë Ministrisë së Jashtme, në të kundër do të ndalohen nga policia në pikat kufitare. Kështu parashikon vendimi i qeverisë nr. 389, datë 12.6.2019, i cili kufizon listën e zyrtarëve dhe familjarëve të tyre, që kanë të drejtë të pajisen me pasaporta diplomatike dhe pasaporta shërbimi.

Vendimi është miratuar në kuadër të iniciativës reformatore të Ministrit në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, duke ndryshuar vendimin nr. 335, datë 2.9.1997, i ndryshuar 18 herë deri në vitin 2009, për shkak të shtimit të herëpashershëm të kategorive që mund të pajiseshin me pasaporta diplomatike dhe shërbimi. Vendimi i ri heq nga lista për t’u pajisur me pasaporta shërbimi edhe drejtorët e drejtorive në Presidencë, në Gjykatën Kushtetuese, në Prokurorinë e Përgjithshme, drejtorin e Përgjithshëm i ISSH, drejtorët e departamenteve pranë qeverisë, drejtorin dhe nëndrejtorin e ATSH-së, nëndrejtorin e RTSH, drejtorët e bankave, drejtorin e Arkivave, drejtorin e Doganave, drejtorët e drejtorive në Kryeministri dhe ministri, drejtorin e Përgjithshëm të Rezervave të Shtetit, drejtorin e Përgjithshëm të Avokatit të Popullit, drejtori e marrëdhënieve me jashtë në KQZ etj.

Gjithashtu nuk kanë të drejtë të pajisen dhe duhet të dorëzojnë pasaportat e shërbimit, sekretarët e Përgjithshëm të Prefekturave, kryetari i Kryqit të Kuq, nënkryetarët dhe sekretarët e Akademisë së Shkencave, këshilltarët e ministrave, korrespondentët e shtypit shtetëror, nënkryetarët e partive politike, dy gazetarë të Departamentit të Informacionit në ATSH, dy gazetarë të Departamentit të Informacionit në Radio, dy gazetarë dhe dy kameramanë të Departamentit të Informacionit në TVSH, kryetari i Komitetit Olimpik, sekretari i Përgjithshëm i FSHF, trajneri i Ekipit Kombëtar në futboll, nënkryetarët dhe drejtorët e SHISH, zëvendësguvernatori i BSH, kryetarët e këshillave të qarqeve, avokati i Prokurimeve etj.

Pasojat e mosdorëzimit
Zyrtarët të cilët sipas vendimit nuk dorëzojnë pasaportat diplomatike pranë Ministrisë së Jashtme nuk do të lejohen të dalin jashtë shtetit nga policia në pikat kufitare. Sipas vendimit, fillimisht, pasaportat, të cilat nuk dorëzohen, shpallen të pavlefshme nga ministria përgjegjëse për Punët e Jashtme. Për pasaportat diplomatike apo të shërbimit të shpallura të pavlefshme, ministria përgjegjëse për punët e jashtme njofton brenda 15 ditësh kalendarike të gjitha misionet diplomatike dhe postet konsullore të Republikës së Shqipërisë të akredituara jashtë vendit dhe misionet e huaja të akredituara në Republikën e Shqipërisë për pavlefshmërinë e pasaportës së padorëzuar i përcillet gjithashtu Departamentit për Kufirin e Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i cili urdhëron të gjitha pikat e kalimit kufitar për moslejimin e daljes jashtë shtetit të mbajtësit të pasaportës diplomatike apo të shërbimit, për bllokimin e pasaportës dhe kthimin e saj në ministrinë përgjegjëse për Punët e Jashtme.

Zyrtarët që u hiqen pasaportat e shërbimit

Gjyqtarët e gjykatave të shkallës së parë

Drejtorët e drejtorive në Presidencë;

Drejtorët e drejtorive në Gjykatën Kushtetuese

Drejtorët e drejtorive në Prokurorinë e përgjithshme

Nënkryetarët e KLSH

Drejtori i Përgjithshëm i ISSH

Sekretarët e Përgjithshëm të Prefekturave

Drejtorët e departamenteve pranë qeverisë

Kryetari i Kryqit të Kuq

Drejtori dhe nëndrejtori i ATSH-së

Nëndrejtori i RTSH

Drejtorët e bankave

Drejtori i Arkivave

Drejtori i Doganave

Drejtorët e drejtorive në Kryeministri dhe ministri

Nënkryetarët dhe sekretarët e Akademisë së Shkencave

Këshilltarët e ministrave

Korrespondentët e shtypit shtetëror

Rektorët dhe Zëvendësrektorë e universiteteve

Drejtori i Përgjithshëm i Rezervave të Shtetit

Nënkryetarët e partive politike

Drejtori, kryeredaktori dhe shefi i sektorit me jashtë të gazetave

Dy gazetarë të Departamentit të Informacionit në ATSH

Dy gazetarë të Departamentit të Informacionit në Radio

Dy gazetarë dhe dy kameramanë të Departamentit të Informacionit në TVSH

Kryetari i Komitetit Olimpik

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF

Trajneri i Ekipit Kombëtar në futboll

Nënkryetarët dhe drejtorët e SHISH

Zëvendësguvernatori i BSH

Kryetari i Institutit të Integrimit të të përndjekurve politikë

Punonjësit e sektorit të marrëdhënieve me jashtë të Kuvendit

Komisionerët e Avokatit të Popullit

Shefi i Kabinetit i Avokatit të Popullit

Këshilltarët e Avokatit të Popullit

Drejtori i Përgjithshëm i Avokatit të Popullit

Shoferi i Avokatit të Popullit

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Kredive

Nënkryetarët e Këshillit Kombëtar të Punës

Kryesia e Dhomës Kombëtare të Avokatisë

Kryetarët e dhomave të avokatisë në rrethe

Drejtori i marrëdhënieve me jashtë në KQZ

Kryetarët e këshillave të qarqeve

Kryetari dhe zëvendëskryetari i ERE

Avokati i Prokurimeve

Titullari i institucioneve qendrore, në varësi të Këshillit të Ministrave

Ndihmës inspektor i në ILDKP

Këshilltar për marrëdhëniet me jashtë në ILDKP

Kryetari i AMF

Këshilltarët e komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale

Drejtorët e komisionerit për mbrojtjen e të dhënave personale

Sekretar i Përgjithshëm i ILDKP

Drejtor i kabinetit pranë ILDKP

Kryetar i zyrës vendore në Avokaturën e Shtetit.

Pajisen me pasaporta biometrike shërbimi

1. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë

2. Inspektori i Përgjithshëm i ILKPD-së

3. Sekretari i Përgjithshëm në ministri dhe institucionet kushtetuese

4. Drejtori i kabinetit pranë Zëvendës-kryeministrit, në ministri dhe institucionet kushtetuese

5. Drejtorët e departamentit në Kryeministri

6. Kryetari i bashkisë

7. Prefekti

8. Zëvendësprokurori i Përgjithshëm

9. Drejtori i Radiotelevizionit Shqiptar

10. Kryetari i Akademisë së Shkencave

11. Kryetari i Komunitetit Mysliman

12. Kryetari i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane

13. Kryetari i Konferencës Ipeshkvore

14. Kryetari i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare

15. Kryetarët e partive politike

16. Asistent/ndihmës, kameraman dhe fotograf i Presidentit Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 24/06/2019 15:34

    Te lumte o Genti Caka,po bën veprimin e duhur,se me pasaporte sherbimi që jane pajisur gjithe ata që nuk ju takon,mund të kryesh veprime te jashteligjshme,si nxjerrje parash jashte vendit,apo drogë dhe nuk mund të kontrollohet në kufi.

    Përgjigju
  • Gena: 24/06/2019 06:35

    I lumte dora atij metes qe se dekretoi kete mbupin e vogel megjithese skam votuar ndonjehere LSIn

    Përgjigju
  • Kiri: 23/06/2019 13:40

    I hiqet lenes e i lihet prenes... Zv. Drejtorit (jo nen kryetar) dhe Drejtoreve te SHISH (helbete jemi mender ne NATO) JO, por u lihet deri drejtor drejtoreve ne Kryeministri. Hahahaha po atyre te DSIK ua hoqet apo late brenda? Sa mire po e beka punen antishqiptare ky spirdhkaku

    Përgjigju
  • Erioni: 23/06/2019 12:22

    KETO JANE VENDIME POLITIKE HAKMARRESE QE NDJELLIN PROTESTA VLLAVRASJE RREVOLTE KJO NUK E KA EMRIN PLURALIZEM SIC PREDIKON RAMA

    Përgjigju
    • Luljeta: 24/06/2019 06:31

      Ky cuku caka spaska pune tjeter per te bere ne ministri, do lozi me kuklla, cojani kosoves meqe eshte kaq i mire kalamani

  • Shqiptar: 23/06/2019 11:15

    Te gjithe sta qe mund te kontribonin per vjedhesit e medhenj

    Përgjigju
  • andi: 23/06/2019 10:41

    ky gent kaka do perfundoje pa sbtetsi shqiptare me duket kur te largohet nga detyra

    Përgjigju
  • undheti: 23/06/2019 08:41

    po pse mo....te gjith keta kishin pashaporta diplomatike? ngjysma e shqiperis pra...

    Përgjigju
    • undheti: 23/06/2019 12:37

      ore po si i behet per te aplikuar nje pashaport te till..me takon... ka me shum vite shkoll se keta legenat politikan e gjuqtar mbi kurriz un...keta i kan mar vitet e shkolles me mik...

    • Toni: 23/06/2019 09:36

      Sherbimi, jo diplomatike! Bravo Caka

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion