Ekskluzive/ Pas ‘Babales’ bie edhe Zagani, ish-oficeri dënohet me 4.6 vite burg

Ish-shefi i antidrogës në Drejtorinë e Policisë Fier, sot azilant në Zvicër, Dritan Zagani është deklaruar fajtor dhe dënuar me 4.6 vite burg për akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Moskallëzimit të krimit”. Në këtë mënyrë pas çështjes “Babale” që nga ana e drejtësisë është cilësuar si një mashtrim, bie edhe një kauzë tjetër e opozitës ajo e denoncimeve të ish-oficerit të policisë Dritan Zagani. Vendimi për dënimin e Zaganit, njeriut që pas ikjes si azilant në Zvicër bëri lëmsh politikën shqiptare, është dhënë ditën e djeshme nga një trupë gjyqësore në gjykatën e Fierit. “Shqiptarja.com” mëson se i gjithë procesi gjyqësor kundër Zaganit është zhvilluar në mungesë të tij, dhe akuzat për të cilat ai është dënuar kanë të bëjnë për bashkëpunim pa autorizim me një oficer të Guardia Di Financia, të cilit u jepte informacion, përkundrejt pagesave në euro. Pra, Dritan Zagani është dënuar nga drejtësia sepse ka dëmtuar hetimet e policisë dhe ka vepruar për interesa private për përfitime monetare nga policia italiane.

Një rast në vitin 2014 ku Dritan Zagani është bërë sebepi i prishjes së një aksioni kundër trafikantëve të drogës, që po ndiqej nga Krimet e Rënda dhe agjentët e policisë së Shtetit, ku synimi i tyre ishte zbulimi i të gjithë anëtarëve të grupit, i ka shërbyer gjykatës për të faktuar akuzat ndaj ish-oficerit të policisë. Ky aksion hetimor atëhere u ndërpre në mes, pasi në Fier ka ndërhyrë Zagani, në atë kohë shef antidroge dhe ka arrestuar dy persona transportues dhe njëherësh ka sekuestruar një sasi prej 100 kg lëndë narkotike. Ky është dënimi i dytë për Zaganin nga drejtësia, pasi para një viti gjykata e shkallës së Parë Vlorë, e ka dënuar me 3 vite burgim për akuzën e “Largimit nga vendi i qëndrimit të detyruar”. Dritan Zagani pas arrestimit të tij ishte lënë nga gjykata në masën “arrest shtëpie”, por ai u arratis. Momentalisht emri i Dritan Zaganit është mes emrave të personave të shpallur në kërkim nga zyra e “Interpol”.

Çështja “Zagani” mori përmasa ndërkombëtare pasi ish-shefi i trafiqeve në Fier, u largua nga Shqipëria në Zvicër, sapo kishte dalë nga qelia dhe ndodhej në masën e sigurisë “arrest në burg”. Zagani aplikoi në Zvicër për t’u trajtuar si azilant dhe jo si një emigrant i zakonshëm, dhe nga Zvicra filloi të flasë për ministrin e Brendshëm të asaj kohe Saimir Tahiri, duke e akuzuar atë se kishte lidhje me trafikun e drogës në Vlorë, dhe më konkretisht me kushërinjtë e tij Habilaj, të cilëve sipas Zaganit, ish-ministri u kishte krijuar mbrojtje policore. Por këto akuza ish-efektivi i policisë i bëri vetëm pasi mbërriti në Zvicër, ndërkohë që në Shqipëri vijonte të ndiqej penalisht për akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Moskallëzimit të krimit”. Gjithsesi të bën përshtypje fakti Zagani ka deklaruar se Habilajt mbroheshin nga eprorët e tij ndaj nuk u jepte informacione, por mesa duket nga ana e tij ai s’ka kaluar informacione as për trafikantët e tjerë tek drejtuesit e policisë shqiptare. Zagani informacionet e tij ia kalonte vetëm “Guardia di Finanza” prej të cilëve merrte shpërblime të majme.

Dalja në skenë e emrit të Zaganit
Emri i Dritan Zaganit, ish- shefit të antidrogës në Policinë e Fierit, është bërë për herë të parë publik gjatë operacionit të koduar “Merry Christmas”. Operacioni është drejtuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda, ku janë vënë në pranga 7 persona të lidhur me trafikikmin drejt italisë të një sasie prej rreth 900 kg lënde narkotike. Mes personave të arrestuar ka qënë dhe shefi i antidrogës së Drejtorisë së Policisë Fier, Dritan Zagani, pasi nga përgjimet që ka kryer prokuroria ka rezultuar se ai fliste me një oficer të Guardia Di Financa, duke i dhënë të dhëna atij për lëvizjen e trafikantëve, kryesisht në zonën e Divjakës, Fierit, Vlorës dhe deri në Sarandë.

Për këto informacione, Zagani shpërblehej financiarit, ndërkohë që shumë nga këto informacione nuk i referonte tek eprorët e tij në Fier dhe Drejtorinë Qëndrore në Tiranë. Nisur nga kjo situatë, prokuroria ka referuar informacion tek Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ku drejtuesit e asaj kohe vendosën nën kontroll Zaganin, duke e mbajtur në vëzhgim. Në 3 maj 2014 Zagani me urdhër të Krimeve të Rënda është arrestuar nga policia për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Moskallëzimit të krimit”. Pas verifikimit të rolit të tij mes 9 të arrestuarve për trafik droge, krimet e rënda kanë konstatuar se nuk kishin prova që shefi i antidrogës në Fier Zagani të kishte bërë trafik droge, por kishte cënuar figurën e tij, duke “Shpërdoruar detyrën” dhe “Moskallëzuar krimin”. Kjo pasi në shumë raste, shumë nga krimet që ai i konstatonte në Vlorë dhe Fier ja transmetonte një oficeri Italian dhe jo eprorëve të tij në Tiranë dhe Fier.

Si prishi operacion e prokurorisë
Në një rast në vitin 2014 Dritan Zagani është bërë sebepi i prishjes së aksioni që po ndiqej nga Krimet e Rënda dhe agjentët e policisë së Shtetit, ku synimi i tyre ishte zbulimi i të gjithë anëtarëve të grupit. Ky rast hetimor u ndërpre në mes, pasi në Fier ka ndërhyrë Zagani, në atë kohë shef antidroge dhe ka arrestuar dy persona transportues dhe njëherësh ka sekuestruar një sasi prej 100 kg lëndë narkotike. Zagani, pretendonte se ishte vënë në dijeni nga një spiun i tij për lëvizjen e kësaj sasie droge, ku spiuni i Zaganit, kishte marrë rolin e porositësit, ndërsa dy personat e arrestuar ishin ata që do sillnin dhe shisnin lëndën narkotike. Paralelisht kësa sasi droge po e ndiqte dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, për një çështje tjetër.

Por në atë periudhe ky operacion ka dështuar pas ndërhyrjes së Zaganit dhe se këtij të fundit i është tërhequr vëmëndja për ndërhyrjen e tij të befasishme dhe të pa paralajmëruar, pasi nuk ishte këshilluar me eprorët e tij në Drejtorinë e Policisë së Fierit apo në Tiranë. Ndërkohë që dy të arrestuarit me 100 kg drogë nga Zagani i kanë kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë së Fierit dhe jo Krimeve të Rënda, që ndiqte operacionin. Fakti që Zagani ka ndërhyrë, ka sjellë vështirësi për prokurorinë për të mësuar se kush ishin drejtuesit e këtij grupi kriminal, por edhe cili ishte destinacioni final i kësaj sasie droge.

Nuk dihet se pse Zagani ka krisur këtë operacion dhe nuk ka bashkëpunuar me prokurorinë, por nga sa mësohet ai në atë periudhë është mbrojtur duke pohuar se e kishte vetë në ndjekje këtë rast. Por pavarësisht kësaj alibie, prokuroria thotë se nga ana e Dritan Zaganit në cilësinë e shefit të antidrogës, nuk ishte përcjellë asnjë informacion tek eprori i tij, Ervin Hodaj, në atë periudhë Drejtor Policie në Fier, por as edhe tek drejtuesit e Prokurorisë së Fierit dhe drejtuesit e tij në Policinë e Shtetit, me qëllim kryerjen e ndërhyrjes së koordinuar. Zagani paraprakisht duhej të kishte informuar Prokurorinë Fier apo Prokurorinë e Krimeve të Rënda duke referuar veprën penale e në vijim me autorizimet përkatëse të dokumentonte të gjitha veprimet kriminale.

Informacion te një i huaj
Por, kjo nuk ishte e vetmja shkelje që solli arrestimin e oficerit Dritan Zagani. Sipas të dhënave, pas këtij rasti, pra në janar të 2014, Dritan Zagani i raporton për operacionin një shtetasi të huaj, duke shkelur etikën, detyrën dhe sekretin hetimor dhe me papërgjegjshmëri flet për detaje, të cilat nuk i ka bërë prezente as tek eprorët e tij dhe nuk gjejnë pasqyrim në asnjë dokument të firmosur prej tij dhe të administruar në përmbushje të detyrës. Komunikimi në vijim me këtë person me shtetësi të huaj, i cili nuk ka asnjë autorizim as nga autoritetet shtetërore të vendit të tij dhe as nga autoritetet shtetërore shqiptare, sipas prokurorisë përbën një shkelje të rëndë të detyrës së Zaganit si punonjës policie.

Për shkak të detyrës që kishte në radhët e Policisë së Shtetit, Zagani merrte informacione për aktivitete të ndryshme kriminale të zhvilluara brenda dhe jashtë Shqipërisë nga shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe i raportonte ato te ky i huaj, pa qenë i autorizuar për një veprimtari të tillë. Madje, në dosjen e prokurorisë thuhet se këto informacione nuk i administron sipas ligjeve procedurale penale dhe ligjit organik të Policisë së Shtetit. Në vijim të këtyre hetimeve, prokuroria ngriti për Zaganin akuzën për “shpërdorim detyre” dhe “moskallëzim krimi”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 20/11/2018 18:22

    Qe Zagani pati dale jashte orbites se punes se tij kjo nuk diskutohet por eshte Edhe dicka tjeter si politizimi i rastit dhe raportimi te opozita, duke marre ne qafe edhe tre ish kolege te cilet u derguan ne burg si rezultat i nje kombinimi te SHKB Fier me nje kontigjent kriminal Mikel Ferko dhe duke i denuar per korrupsion

    Përgjigju
    • Analisti: 21/11/2018 04:30

      Per politizimin e problemit ajo eshte zgjedhje qe e bejne vet oficeret e policise. Ha vuken rende dhe sherbeju detyres tende dhe sta rruan kush trapin. Do perplasesh por prape ne kembe do te biesh.

  • Olsa nga qyteti: 20/11/2018 08:35

    Mire ti behet zagarit qe nuk la me njeri pa ngateruar me intrigat e tija

    Përgjigju
    • Analisti: 20/11/2018 17:30

      Qe Zagani eshte marre spiunazh per llogari te te huajve kjo nuk do shume per ta kuptuar. Por, por qe zagani tha dicka qe doli e vertet per Habilajt si edhe transaksionet edyshimta te Tahirit me Habilaj kjo eshte e vertete. Keshtu qe nuk mund te dime se ne cilen ane eshte e verteta?!

    • Petriti: 20/11/2018 13:38

      Kjo eshte fytyra e opozoites dhe politikaneve te saje . Na turperuan si komb !

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit

Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit