Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Durrës një takim me banorë në Durrës, të cilët preken nga projekti TID. Rama bëri të qartë projekti do të vijojë dhe se banesat që janë kapur nga plani do të shemben. 

Bëhet fjalë për 74 familje, që do të shpronësohen me qëllim rijetëzimin e bulevardit historik “Edidamn”.

Arkitektja Entela Koja, e cila është dhe një nga banoret që preket nga projekti, ishte në takimin që zhvilloi sot kryeministri Edi Rama me banorët në Durrës.

Për Report Tv, Koja tha se banesa ku ajo jeton është ndërtuar në vitin 1941. Sipas saj, banesa që janë ndërtuar në këtë periudhë apo edhe më herët nga italianët, kanë vlera arkitekturore.

"Unë kam katin e fundit të një objekti 5 katësh, sipas projektit quhet shtesë e papërshtatshme dhe prishet. Ka qenë ndërtuar në vitin 1941, në zonën e Durrësit ka disa shtetëzime urbane. Shtetëzimi i fundit urban, me vlera arkitektonike, janë ato të kohës së Italisë, janë bulevardi Edidamn, e ka marrë formën në vitet 1926-1939, me një plan të bërë, ka pasur formë të çrregullt, është bërë simulim nga entet dhe bashkisë së kohës, projekt italian me ndërtim italian. Në zonën e brendshme, në njërën zonë është amfiteatri, në anën tjetër janë objekte që shtetëzohen në periudha më të hershme. Shtetëzimi urban është i disa periudhave. Janë vlera të trashëgimisë kulturore.", deklaroi Koja.

Sipas arkitektes, projekti është inicuar nga AADF ku pasi të bëhet rikustroksioni i zonës, do të marrë një menaxhim një hapësirë për të krijuar të ardhura.

"Projekti TID Durrës është nisur me iniciativë nga AADF, ka ardhur me dëshirën për të futur dhe një model që e ka futur në Korçë, Shkodër. Ideja është që pasi të investojë për rikonstruksionet, do marrë në bashkëmenaxhim me entet shqiptare, një hapësirë, krijon mundësinë me dëshirën për ta rimodeluar, futet në menaxhim të një strukture që krijon të ardhura. Është bërë projekt që në fillimet e tij, po bën 6-vjeçarin është shumë i përciptë. Kanë bërë planin e menaxhimit që ngjan plan i mirë, studim fizibiliteti, dhe ku thuhet që marrëveshja dhe studimi i zonës, do bëhet i saktë, mbështetur në ligjet shqiptare", shtoi ajo.

Koja thotë se njerëzve nuk u është dhënë alternativë tjetër, përveçse të largohen. Në takimin me kryeministrin Rama, Koja tha se nuk u arritur dakordësi, por u hodh në tavolinë ideja për t'i shpërblyer banesat me referencat e reja të tregut.

"Unë mund të them që këtu mund të kemi rastin më flagrant të ndërhyrjes së projekteve të tilla. Njerëzit po dëbohen, po u prishen shtëpitë, po u jepen alternativa ikjeje. Objektet mbi të cilat janë vënë vendime, kanë vlera që nuk janë studiuar. Tek faza e parë, në 74 prona, 34 janë banesa, dhe të tjera janë troje që u merren pronarëve dhe u kthehen në hapësira publike. Pa një studim të detajuar nuk mund të ndërhyhet mbi to, jemi në një gjendje shumë kritike. Ka shumë objekte të vjetra. Ky diskutim nuk dihej bërë sot, kohë më parë, minimalisht kur u vendosën çmimet. Edhe tani, nuk na jepet në tavolinë një ofertë e mirë. I thamë kryeministrit, pse nuk e shikoni mundësinë e korrigjimit. Ka qenë problem shumë i madh me sarimin që në pikët e para, se pse jeni kaq kokëfortë që këtu ka probleme, pse nuk pranoni korrigjimin. Nuk diskutuam, në tavolinë u hodh vlera që mund të ishte më e lartë. Këto janë gjëra që hidhen në tavolinë. Do ju bëj shpërblime me referenca të reja, por kjo diskutohet kur njerëzit dakordësohen kur njerëzit marrin shpërblimet. Aty ka plot familja që nuk u njohët prona, sepse certifikatat e tyre janë të vjetra. Ka edhe më shumë se 34 familje. Në këtë takim nuk pati dakordësi, vetëm oferta", përfundoi arkitektja Koja.

Ndërkaq, eksperti i trashëgimisë kulturore, Auron Tare tha se për projektin TID në Durrës, nuk ka pasur konsultime apo debate publike me banorët të cilët preken nga investim.

Tare u shpreh se banesat në atë zonë janë mbi 100-vjeçare dhe shteti nuk mund të ndërhyjë fshehurazi.

“Është një projekt i cili, për 6 vjet tashmë, prej 2021, Ministria e Kulturës, bashkia e asaj kohe, dhe AADF, u ulën bashkë, firmosën një marrëveshje për të bërë një projekt në këtë zonë. Që nga ajo kohë, nuk ka pasur konsultime debate, vërejtje, komente me banorët. Nëse ajo zonë do kishte ndërtime të bëra pas vitit 1990, projekti, shteti do kishte të drejtën për t’i prishur. Nëse do të ndërhyhet në objekte që kanë mbi 100 vjet atje, banorët kanë 100 vjet aty që jetojnë, është j ashtëzakonshme mënyra se si është operuar deri më ost, fshehurazi, pa diskutuar me njerëzit.", tha Tare.

Sipas Tares, takimin që kryeministri Edi Rama pati sot me banorët, duhej bërë nga vartësit e tij kohë më parë.

"Sot takimi që pati kryeministri me banorët, duhet ta kishin bërë vartësit e kryeministrit, vite përpara, duhet të ishin ulur me banorët, të kishin diskutuar. Projekti rreth e qark amfiteatrit, por bëhen nga njerëz që nuk folën kur u bë Veleira dhe u prish zona arkeologjike. Po lexoja pak dokumentacionin ekohës, projekti do të bëhet nga bashkia, Ministria e Kulturës dhe opratorët privatë, kush janë këta operatorët privatë. Unë jam shumë dakord që zona do një riformatim, do e gjithë trashëgimia e Durrësit. Nuk mund të kesh një amfiteatër të rrethuar me kulla, me pallate. Kush i kërkon llogari ish kryetarit të bashkisë, që prishi portën atje dhe ndërtoi pallatin e vet? Kryetarja e bashkisë e lejon të prishë trashëgiminë dhe të bëjë pallat, ndërsa ata banorë i përzë", deklaroi eksperti.

Tare shtoi se modeli i Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AAFD) në projekte të tilla, është i dështuar. Eksperti tha se specialistët e trashëgimisë nuk kanë folur, kur duhet të ishin të parët që duhet të kishin reaguar.

"Godina e viteve 1940, sipas ligjit, duhet të jenë diku te 100 vjet që t’i kapë ligji i trashëgimisë ka një problem, periudha italiane dhe e vilave tona në Tiranë, Durrës, kanë vlera të jashtëzakonshme kulturore. Periudha e mbretërisë dhe arkitekturës së mbretërisë ka vlera të jashtëzakonshme. Kanë rëndësi shumë të madhe. Sa i përket menaxhimit, unë mendoj se ka ardhur koha që zërat e rëndësishëm të trashëgimisë kulturore, duhet të flasin për projektet e AAFD, është fond bankar. Futet me para, por nuk ka eksperiencë. Morën Butrintin, dhe nuk kanë sjellë asnjë specialist, kanë sjellë ish komunalen e Gjirokastrës për ta menaxhuar. Pazari i Gjirokastrës, është dështim i plotë në administrim. Modeli që ofron AADF, është model i dështuar. Piramida, kemi organizuar fushatë për ta shpëtuar shembjen e piramidës nga qeveria e Berishës. Sot piramida është transformuar. Mund t’iu jap të tjera shembuj të impaktit që ka AAFD. Për të vërë para po, por për të menaxhuar trashëgimin kulturore të shqiptarëve, nuk kanë eksperiencë.

Vetë specialistët e trashëgimisë, e kanë shitur lojën. Janë ata të parët që nuk flasin. Po të kishin folur ata, arkitektët, do ishte një zë i fuqishëm, që do i thoshte kryeministrit dhe institucioneve, prit se duhet diskutua dhe duhen debatuar këo çështje. Nuk mund të prishësh 74 shtëpi pa debate publike. Unë nuk jam marrë specifikisht me këtë çështje, ka një gjë. 6 vjet që ky proces ka zgjatur, në dijeninë time është bërë pa konsultimet e banorëve. Unë do doja ta shikoja amfiteatrin të restauruar, të bukur, nuk mund të shikohet i shkëputur nga pjesët e tjera. Unë do e shikoja të gjithën në kompleks, jo të shkëputur. Gjëja shikohet në kompleks, nuk mund të shkosh vetëm te amfiteatri, duhet të shohësh të gjithën. Edhe unë po të isha qytetar atje, do protestoja", nënvizoi Tare.