TIRANË- Report Tv ka siguruar ekskluzivisht një nga provat që ka fundosur gjyqtaren, Enkelejda Hoxha, e cila u vu në pranga ditën e djeshme nga një superoperacion i SPAK. Është pikërisht kjo foto, e siguruar nga gazetari Arsen Rusta, ku shfaqet gjyqtarja me avokatin e të dënuarit, Aldo Tabaku.

Dyshja ndodhet së bashku në një pastiçeri, dhe nga sa shihet në këtë foto janë mjaft të afërm me njëri-tjetrin. Edhe pse është e ndaluar me ligj, gjyqtarja dhe avokati janë takuar me njëri-tjetrin, jashtë orarit të punës dhe jashtë gjykatës. Report Tv mëson se Tabaku dhe Hoxha u përgjuan dhe fotografuan përgjatë 5 muaj, hetime që përfunduan me çuarjen e tyre në pranga.

Superoperacioni ndodhi ditën e djeshme, ku në pranga përveç Hoxhës dhe Tabakut, përfunduan dhe 8 persona të tjerë, mes tyre zyrtarë të Gjykatës. Hoxha u arrestua dje rreth orës 09:00, teksa po zhvillonte seancën gjyqësore, e cila pritej të përfundonte me lirimin e të dënuarit, Saimir Petani.

Ato kishin krijuar një skemë të mirëfilltë kriminale, me qëllim lirimin e të dënuarve me burg. Report Tv e ka zbardhur totalisht skemën se si funksiononte ky grup kriminal, i cili niste fillimisht me Tabakun. Të dënuarit kujdeseshin fillimisht që si mbrojtës të tyre të zgjidhnin avokatin Aldo Tabaku dhe ky i fundit falë marrëdhënies që kishte krijuar me gjyqtaren Enkeleda Hoxha, mundësonte që të dënuarit të përfitonin uljen e dënimit, kundrejt shumave të parave të dhëna si përfitim i parregullt. Hetimi ka provuar se gjithë kjo bëhej kundrejt përfitimit të parregullt të shumave të konsiderueshme në Euro, që shkonin nga 6 deri 12 000 euro. 

Në lojë, futej edhe sekretarja gjyqësore Emanuela Mallkuci e cila ndërhynte te shorti, me qëllim që kjo çështje gjyqësore të përfundonte në duar e gjyqtares Enkelejda Hoxha. Më pas, eksperti paraqiste në gjykatë akte të ekspertimit psikiatriko - ligjor të rremë. Pra është e njëjta skemë që është përdorur edhe në lirimin e të dënuarve të tjerë nga kjo gjyqtare, mes tyre edhe anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Dokle, që nis që nga avokati, shorti i manipuluar dhe raportet shëndetësore të falsifikuara.

Takimet e të arrestuarëve jashtë gjykatës në Krujë

Gjyqtarja dhe avokati në një furrë buke duke blerë ëmbëlsira

1613128307_ekskluzive12shkurt.jpg

Gjyqtarja dhe avokati në një furrë buke duke blerë ëmbëlsira

Avokati Aldo Tabaku