Ekskluzive/ Pse u vesh si lypës? Këngëtari Besmir Sulaj: Ju tregoj botën në nivelin zero

Ekskluzive/ Pse u vesh si lypës? Këngëtari Besmir Sulaj: Ju tregoj botën në nivelin zero

Këngëtari Besmir Sulaj i veshur si lypës

Ditën e sotme ka qarkulluar në të gjitha rrjetet lajmi se një këngëtar shqiptar është veshur si lypës dhe ka dalë në rolin e tyre në rrugët e Tiranës. Ai është Besmir Sulaj dhe në një intervistë ekskluzive për Shqiptarja.com ka rrëfyer të gjitha ndjesitë që i la ky eksperiment.

Përshëndetje Besmir, pamë që jeni maskuar si endacak, dhe jeni surprizuar nga reagimet e qytetarëve në rrugët e Tiranës, pasi ata ju kanë përçmuar. A mund të na thoni diçka në lidhje me këtë eksperiment që bëtë? Pse e morët këtë nismë dhe si u ndjetë pas tij?

Po patjetër ne jemi duke xhiruar një film me metrazh të shkurtër titulluar “Jeta Në Tri Pjesë”, me skenar nga unë dhe regji nga Franc Halili. Filmi godet të gjithë realitetin shqiptar, materializmin e tejshtuar, humbjen e respektit ndaj njëri-tjetrit dhe paragjykimin që secili prej nesh i bën dikujt tjetër qoftë edhe pse ka veshur një bluzë te keqe... “o burra ti ven nofken”. Duke qenë se historia trajton një njeri biznesmen me të tilla veti si mentaliteti jonë i cili prek fundin duke u detyruar të jetojë në rrugë. Ne për të bërë shkrirjen e personazhit tim me rolin hymë dhe bëmë një rrugë e dy punë, ndërmorëm iniciativat për ta bërë dhe si eksperiment nëpër rrugët e Tiranës duke u maskuar dhe duke u ulur në rrugë për ta parë botën në nivelin zero ashtu siç  ata njerëz e shohin ç do dit pa mbeshtetjen e askujt, por duke u berë pre e përçmimit .

Ishte shumë e vështirë të shikoje që ushqeheshin kazaneve dhe mblidhnin gazeta e kartona për t’i futur në trup që të mos i lagte shiu në palcë ose për të kaluar të ftohtin e natës . Ndërkohë kur gjithsecili prej nesh bën një jetë ku ushqehet në tryezë dhe fle në shtrat të rehatshëm, mburoja e tyre e vetme është qjelli dhe gjërat që sajonin për mbijetesë. Ç do njeri dhe mbi të gjitha këta politikanët tanë që vishen me smoking do kisha dëshirë ta provonin një herë ta vinin veten në pozitat e një njeriu të braktisur për të provuar shtypjen e vërtetë të botës dhe mëshirën e fatit me qëllim që t’i japin shpresa këtij populli një ditë.

Un do të çlirohem psikologjikisht nëse njerëzit do ta përthithin këtë mesazh dhe do të reflektoin në mentalitetin e tyre për të paragjykuar.

Mes atyre që ju përçmuan, teksa ju panë të veshur si lypës, a rastisët ndonjë nga personazhet e shoëbizit, politikan apo biznesmen?

Jo sepse gjatë gjithë kohës së eksperimentit ne për çudi nuk rastisëm njerëz të tillë për t’i provuar. Neve kemi projekte të tjera sërish për të bërë si dhuna në familje, depresioni, bulizmi, etj . Projekte të cilat i përkasin 2019-tës.

Kuptoj...Ju vetë Besmir, i keni përç muar ndonjëherë këta njerëz që lypin në rrugë, si reagoni ju kur shikoni një të tillë që ju zgjat dorën?

Në mënyrë kategorike s’ka ndodhur kurrë. Kam pasur një rast që më ka dhembur në shpirt para disa vitesh....unë po haja në një fastfood në Tiranë dhe nga xhami pashë dy fëmijë që po më shikonin dhe pa dashje ju lexova buzët duke folur me njëri-tjetrin. ‘Aa sa e mir kjo që po han ai dhe jam ngritur, kam dalë jashtë, i kam marrë brenda dhe u kam bleër ç farë kishin dëshirë për të ngrënë.

Ky si projekt është bërë për të goditur mentalitetin tonë kombëtar. Mua s’më ka interesuar fama kurrë siç e thoshin në disa portale. Un jam orkestrues, kompozitor, tekste bëj vetë, mund të bëj këngë dhe klipe sa të dua pa përdorur imazhin e askujt për të krijuar famë, por s’më intereson fama. Më intereson që në jetë të lë pas vlera artistike.

A mendoni se publikimi i këtij filmi që po realizoni ju do të ndryshojë diçka në mentalitetin e atyre qytetarëve, me të cilin u përballët vetë ju?

Un uroj që të ndryshojë sa më shumë por të paktën sikuë edhe 10 % përsëri do të jetë një fitore e madhe. Deri tani filmi ka patur impakt pozitiv nga traileri dhe pjesët e shkurtra që ne kemi publikuar në profilet tona në ‘facebook’ dhe ‘instagram’. Janë me mijëra njerëzit që na pyesin se kur do të dalë , janë me mijëra njerëzit që e kanë kapur mesazhin vetëm me 1 minutë trailer dhe që po na ç ojnë urime në inboxe personale dhe mezi po e presin shfaqjen e këtij filmi.

Faleminderit Besmir! Ju urojmë suksese!

Faleminderit dhe ju për bashkëpunimin shpresoj të kem qenë i qartë! Respekte.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë