Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive nga sherri i të miturve në Shkodër i ndodhur ditën e sotme përpara portës së gjimnazit “Shejnaze Juka”.

Në pamje shihet se sherri është tejet masiv ku të përfshirë janë rreth 20 adoleshentë që konfliktohen me njëri-tjetrin me grushte. Në një moment, njëri prej adoleshentëve i veshur me xhup të kuq, ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar disa herë disa prej personave të përfshirë në sherr.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Përplasje e dhunshme me grushte mes gati 20 të rinjve para derës së gjimnazit në Shkodër, njëri qëllon me thikë! 3 të plagosur në spital