Report Tv zbardh kandidimet për stafin e ri të kryeprokurorit Olsian Çela

TIRANE- Gazetari i Report Tv Arsen Rusta zbardh kandidimet për stafin e kryeprokurorit të ri Olsian Çela. Arenc Çela dhe Olgert Rumniçi kandidojnë për ndihmës-magjistratë. Olsi Dado kandidon për drejtues të Marrëdhënieve me Jashtë për postin e shefit të Dekriminalizimit, të cilin më herën e ka mbajtur kreu i SPAK, Arben Kraja. 

Ish-prokurorja e Krimeve të Rënda, Pranvera Pustina kandidon për shefe kabineti.

Burime bëjnë me dije se komandimet do të bëhen brenda kësaj jave, ndërsa Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbyllur garën një ditë më parë.

Prokurori i ri i Përgjithshëm Olsian Çela u zgjodh me një mandat 7 vjeçar me votat e parlamentit. Çela erdhi në këtë post duke zëvendësuar Arta Markun, e cila me një mandat të përkohshëm dy vjeçar u largua për të vazhduar karrierën e saj si gjyqtare Apeli në Tiranë.

Kryeprokurori Olsian Çela

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës