LEZHE - Quhet Maringlen Përgjini dhe prej dy javësh jeton në arrati. I akuzuar për vrasjen e Martin Shtjefnit dhe plagosjen e Ergys Nikës, në një lokal në rrugën Zejmen-Shënkoll, ai u arratis më 10 janar. Në një intervistë ekskluzive për A1 Report, i riu rrëfen se është i pafajshëm dhe bën thirrje për drejtësi.
26-vjeçari thotë se fshihet nga policia jo sepse nuk do që të qëndrojë në burg, por sepse nuk e ka kryer ai vrasjen. Sipas Maringlenit, Martin Shtjefnin e ka vrarë Ergys Nika, i cili më pas e hodhi armën para tij. I kërkuar për vrasje dhe plagosje, Maringleni fshihet ku të mundet dhe thotë se do të dorëzohet, kur të bindet që do të vihet drejtësi, madje kjo mund të ndodhë edhe brenda pak ditësh.
INTERVISTA E PLOTE ME MARIGLEN PERGJININ
Si quhesh?
Mariglen Përgjini
Mariglen cila është arsyeja që ju qëndroni i fshehur, për të mos u dorëzuar para drejtësisë?
Për të zbardhur të vërtetën e kësaj ngjarje.
Për çfarë akuzohesh konkretisht?
Akuzohem për vrasjen e Martin Shtjefnin dhe plagosjen e Ergys Nikës
Mariglen na trego konkretisht, çfarë ka ndodhur atë natë?
Atë natë unë jam nisur nga Lezha për te hotel “Universi” me të dashurën time dhe më kanë telefonuar për të ndaluar tek lokali i muzikës. Më ka telefonuar Anton Toni dhe kam shkuar atje. Sa u ula nga makina kam gjuajtur dy herë me pistoletë. Pastaj hyra në drejtim të lokalit. Në krahun e majtë të lokalit ka qenë Martin Shtjefni me gjithë Gjovin, shokun e tij. Jam nisur drejt tavolinës ku më kishin telefonuar për të shkuar shokët e mi. Jam ndaluar aty dhe kam gjetur Monën, Eglën, Gysi dhe Antoni nuk ishte aty. Kam dalë jashtë dhe i kam telefonuar dhe më kanë thënë erdhëm. Pastaj kanë ardhur ata dhe kanë hyrë brenda dhe kam qëndruar aty për disa minuta dhe Ergysi më ka shprehur se kishin një tip konflikti, me çfarë kam kuptuar unë atë natë.
Me kë?
Me Martin Shtjefnin dhe me Gjovin. Pasi kam qëndruar aty disa minuta, jam çuar dhe jam nisur drejt tualetit për...(dikush i flet: “nevoja personale”) për nevoja personale. Pasi kam dalë nga tualeti kam gjetur Martin Shtjefnin dhe Gjovin në tavolinë.
Në cilën tavolinë?
Në tavolinën tonë. Pasi i kishin thirrë aty.
Kush ishte konkretisht në tavolinë?
Ishte Egla, Mona, Antoni dhe Ergys Nika. Pastaj jam ulur në tavolinë. Në krahun e majtë timin ka qenë Ergys Nika, në krahun e djathë timin ka qenë Gjovi, Mona. Ka qenë Egla, Martini dhe Antoni përballë meje. Pak më vonë pasi kemi qëndruar disa minuta Martin Shtjefni, një natë për parë kam folur me Martin Shtjefnin për të shitur makinën dhe më ka thënë kam gjetur personin për të shitur makinën. I kam thënë nuk jam duke të dëgjuar mirë se ka shumë muzikë, dalim përjashta. Kam dalë përjashta me Martin Shtjefnin edhe më ka thënë më jep numrin e telefonin, i kam thënë nuk e mbaj mend numrin e telefonit por më jep numrin tënd. I kam bërë zile edhe më ka thënë nesër të marr në telefon për të shitur makinën. Mbasi kemi hyrë brenda Ergys Nika ka qëlluar me armë Martin Shtjefnin dhe më ka hedhur pistoletën para meje. Janë çuar kanë dalë të gjithë përjashta, jam çuar dhe unë për t’u nisur në drejtim të daljes së derës. Më kanë bërtitur të gjithë çfarë bëre, se Ergysi ma hodhi armën para mua. Jam nisur të dal përjashta, edhe Ergysi është kthyer dhe ka marrë armën. I kam hipur makinës dhe jam nisur në drejtim...isha shumë i tronditur dhe jam nisur në drejtim të fshatit tim Manati dhe aty kam takuar vëllain tim. I kam treguar se po nisem në drejtim të hotel “Universit” për të fjetur. Para se të shkoja te “Universi” kam tretur (hedhur) armën time. Rreth orës tre, nuk më kujtohet fort (shumë) mirë më kanë bërë telefon dhe më kanë thënë që ka ndodhur kështu-kështu një ngjarje. Jam larguar nga aty për të mos dhënë shpjegime rreth kësaj ngjarje, se autori do të tregonte vetë se çfarë kishte bërë. Jam larguar dhe të nesërmen në mëngjes në bazë të mediave dhe në bazë të televizorit unë akuzohesha për vrasjen e Martin Shtjefnit.
Pse mendoni se ju akuzojnë ju?
Këtë arsye nuk e di pse më akuzojnë mua.
Kush e ka plagosur Ergys Nikën?
Ergys Nikës unë nuk di gjë kush e ka plagosur.
Është plagosur në lokal?
Nuk është plagosur Ergys Nika në lokal. Unë kam dalë, i kam hipur makinës time dhe kam ikur.
Kush është larguar me Ergysin? Di gjë?
Me Ergysin nuk më kujtohet mirë, por janë larguar Antoni, Egla dhe Mona me një makinë më duket. Nuk kam vënë re sesa makina kanë qenë përjashta.
Çfarë rruge keni bërë pas? A keni kaluar para lokalit?
Pastaj unë jam kthyer nga fshati im, kam kaluar para lokalit në drejtim të hotel “Universit”. Kam fjetur disa orë aty dhe jam larguar në drejtim...
A është e ngujuar familja juaj?
Familja ime është e ngujuar vetëm 3 ditë, pasi ata kanë marrë vesh nga goja ime se unë nuk jam autori i vrasjes së Martin Shtjefnit.
Aktualisht çfarë ndodh?
Aktualisht nuk janë ngujuar. Njerëzit e mi vazhdojnë të qarkullojnë normalisht.
A keni dërguar njeri te familja Shtjefni?
Kam dërguar njerëz te familja e Martin Shtjefnit dhe u kam thënë që unë nuk jam autori i vrasjes së Martin Shtjefnit.
A jeni i gatshëm për t’u dorëzuar?
Unë jam i gatshëm të dorëzohem për të zbardhuar deri në pikë të fundit të vërtetën për këtë ngjarje. Në bazë të kanunit dhe në bazë të ligjit, ata duhet të bëjnë be të gjithë se unë nuk e kam vrarë Martin Shtjefnin. Unë jam i gatshëm në bazë të kanunit të bëj be dhe do ta zbardh këtë ngjarje deri në fund sepse jam i pafajshëm.
Keni frikë nga policia se nuk ka zbardhur të vërtetën, apo cila është arsyeja?
Policia nuk ka zbardhur të vërtetën e ngjarjes, për këtë arsye unë nuk jam dorëzuar. Autori duhet të tregonte vetë se ai është autori dhe jo t’ia linte të tjerëve të pafajshëm.
Pse mendoni se e ka bërë këtë?
Për arsye se do të heq gjakun, se gjaku shkon me gjak. Për këtë arsye autori fsheh të vërtetën. Unë do të dal para përgjegjësisë dhe do të zbardh të vërtetën. Unë nuk jam autori i vrasjes së Martin Shtjefnit.
Kur mendoni se do të dorëzoheni?
Unë do të dorëzohem kur të jem i bindur që policia do të zbardhë vetëm të vërtetën e kësaj ngjarje. Duke qenë i bindur se do të zbardhet e vërteta.
Kur?
Nuk e di. këto ditë do të dorëzohem dhe do të zbardh të vërtetën.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vëllai i Shtjefnit rrahu infermierin e spitalit