U përfolën shpesh lidhjet e Shkëlzen Berishës me Nuel Kalajn, por tashmë dalin në pah të tjera fakte që e lidhin atë dhe me
Kastriot Ismailajn, bosin e kompanisë DIA që do të mblidhte borxhin e CEZ nga institucionet debitore.
Ismailaj tashmë ndodhet në burg, por gjatë viteve 2009-2011 ka udhëtuar shpesh me djalin e ish kryeministrit Sali Berisha.
Report Tv zbardh lëvizjet në kufi të Shkëlzen Berishës dhe Kastriot Ismailajt.
Sipas të dhënave të sistemit TIMS, ata kanë zhvilluar katër udhëtime së bashku nga Tirana për në Vjenë dhe anasjelltas nga Vjena në Tiranë.
Kryeqyteti vjenez njihet si tranzit për në Pragë të Çekisë, ku dyshja pretendohet se ka zhvilluar tratativa me kompaninë CEZ si për privatizimin ashtu edhe për përfitime të metejshme nga kontrata me shtetin shqiptar.
Sipas të dhënave të TIMS-it të përcjellë në Komisionin Hetimor Parlamentar për privatizimin e CEZ, Berisha dhe Ismailaj kanë udhëtuar në të njëjtin avion për në Vjenë në datat 09.12.2010 dhe 20.06.2011.
Shkëlzen Berisha dhe Kastriot Ismailaj kanë bërë check-imin në aeroportin e Rinasit e kanë bërë me pak minuata diferencë mes njëri-tjetrit.
Po ashtu në sistem figurojnë dhe dy fluturime kthimi nga Vjena në Tiranë po së bashku në datat 12.12.2010 dhe 24.10. 2011.
Lëvizjet e Shkëlzen Berishës,
Nuel Kalajt dhe Kastriot Ismailajt sipas komisionit hetimor janë dëshmi për miqësinë mes tyre, ashtu si dhe mohimi i Kalajt për të dëshmuar mbi këtë çështje,e dhe pse është njoftuar tre herë radhazi nga komisioni.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.8%
-
I keq
21.4%
-
As i mirë as i keq
33.8%
Vota total: 920
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHËNIM/ Mbrojtja e Sali Berishës për Ilir Metën, një bumerang politik: po pse e shfajëson edhe nga akuzat e korrupsionit që ka bërë kur qeveriste me PS-në?
23 Tetor, 14:43
-
EKSKLUZIVE/ Çifti Meta-Kryemadhi morën miliona, por kompania e Adrian Shatkut pagoi edhe familjen Berisha! Si u përdor i gjithë pushteti, Kryemadhi ortake në biznes
23 Tetor, 14:27
-
Berisha në sulm: Bollino është anëtar i organizatës kriminale të SPAK! Bollino i përgjigjet: E vlerësoj, por jam thjesht një gazetar i fakteve!
18 Shtator, 17:17
-
‘Afera me serbin Fazlliç, apartamente te Ulaj pa iu gjendur pagesat, banesë Gjicit por deklaroi 4 vite qira, e deri te Prendi që thyente çeqet e Malltezit! Emrat ‘VIP’ në dosjen 500 faqe ‘Partizani’
18 Shtator, 15:01
-
Dosja 'Berisha'/ Gazetari bën 'radiografinë': Një familje mafioze që vendos tarifa! Çuditem si nuk është ngritur akuza për grup kriminal
17 Shtator, 21:39
-
Dosja 'Partizani'/ Arlind Qori: SPAK të shkojë më thellë edhe për politikanë të tjerë! Xhunga: Familja Berisha të dënohet si familje mafioze
17 Shtator, 17:39
-
'Asgjë për t'u befasuar'/ Dosja 500 faqe për Berishën, Denis Dyrnjaja: Pritet vetëm vendimi i gjykatës! Berisha po gropos veten dhe PD-në
16 Shtator, 14:21
-
Edison Ypi: Dhëndërr budalla
16 Shtator, 09:47
-
Mero Baze: Dosja që zbulon një familje batakçinjsh
15 Shtator, 22:47
-
Dosja/ Malltezi dhe Argita paguan 550 mijë € për gjyqet e Berishës ‘non grata’, 52 mijë € për Shkëlzenin! SPAK tregon pagesat e dhëndrit pasi e favorizoi të privatizonte ish-klubin Partizani
15 Shtator, 07:36
-
SHËNIM / Familja Berisha po habitet, janë kaq të pasur sa flasin për miliona euro sikur ishin lekë të vjetra
14 Shtator, 17:10
-
Dosja Partizani/ Skema e korrupsionit sipas SPAK: Ish-kryeministri ruante imazhin, dhëndri ‘mbushte llogarinë’! Arka me miliona të fituara ishte e përbashkët
13 Shtator, 17:35