Ekskluzive/ Si u pasurua Ndoja, nga i pastrehë dhe pedagog tek 'Kristali' në pronar i 23 shtëpive, dy lokaleve dhe disa garazheve

Prokurori Arian Ndoja, i cili ishte objektiv i një atentati disa ditë më parë tek rrethrrotullimi i Shkozeti, në deklaratën fillestare të pasurisë në vitin 2003, rezulton se nuk ka as banesë, ndërsa në vitin 2016 prokurori ka në pronësi 23 apartamente, dy lokale, disa bodrume, garazhe dhe makina.

Nga të dhënat e siguruara nga Shqiptarja.com, rezulton se prokurori Ndoja në vitin 2003 deklaron vetëm një makinë benz tip ‘190’ me vlerë 200 mijë lekë, pagën e tij si prokuror dhe një pagë modeste të bashkëshortes si juriste. Në vitin 2004, kur edhe është larguar nga funksioni i prokurorit, Ndoja deklaron 500 mijë lekë pagën si dhe 28 mijë euro të ardhura si avokat. Katër vite më vonë, kur pas shkarkimit arrin të emërohet sërish prokuror, ndodh lëvizja e parë e madhe në pasuri, ku Ndoja deklaron dy lokale, dy apartamente si dhe dy makina, njëra me vlerë 34 mijë euro.

Dy lokalet ndodhen në Shëngjin të Lezhës, ndërsa deklarohen në vlerat 114 600 euro dhe 159 520 euro, ku prokurori është pronar me 100 %. Ndërkaq, apartamentet me sipërfaqe 117 m2 dhe 92 m2, deklarohen në vlerat 65 mijë euro dhe 2 000 000 lekë. Në deklaratën e pasurisë nuk jepen të dhëna për burimin e të ardhurave për krijimin e këtyre pasurive. Po gjatë këtij viti, Ndoja deklaron 750 000 lekë pagë nga universiteti Kristal, i shkrirë nga Ministria e Arsimit, në kuadër të aksionit për shembjen e kioskave universitare. Në vitin 2013, rezulton një tjetër lëvizje e madhe në pasurinë e çiftit Ndoja. Bashkëshortes së Arian Ndojës, Elderina Frrok Ndoja, e cila ka përfaqësuar si avokate një shtetas për të marrë 45 mijë metra katror tokë shtetërore në Gjirin e Lalzit me vendim të kryegjyqtares së dorëhequr të Durrësit Joana Qeleshi, befas i dhurojnë 6 prona në Durrës me sipërfaqe 196 211 metra katrorë.

Një muaji më vonë Elderina Frrok Ndoja deklaron se i ka dhuruar një personi dy pronat e para që i kishin dhuruar asaj, pronën me sipërfaqe 79 434 metra katrorë dhe 112 277 metra katrorë. Në vitin 2014, Arian Ndoja ndërmerr një tjetër lëvizje teksa deklaron 50 % të një trualli në Shëngjin me sipërfaqe 2008 m2, përfituar me shkëmbim, por nuk jepet asnjë e dhënë rreth pasurisë, më të cilën është bërë shkëmbimi. Po gjatë këtij viti deklaron se ka lidhur një kontratë sipërmarrje. Në vitin 2016 zbulohet se kontrata e sipërmarrjes është lidhur me kompaninë ‘Rafaelo 2002’, tek e cila ka punuar më parë bashkëshortja e prokurorit. Nga kjo kontratë, Arian Ndoja ka përfituar në Shëngjin 21 apartamente dhe tre bodrume.

Lëvizjet në pasurinë e prokurorit Arian Ndoja
Viti 2003
Benz 190, vlera 200 000 lekë.

Paga si prokuror, 75 000 lekë.

Paga e bashkëshortes si juriste, 27 500 lekë

Pjesë nga  deklarata  e pasurisë të Arjan Ndoj për vitin 2003

Viti 2004
20 mijë euro cash

Të ardhura si prokuror, 500 000 lekë.

Të ardhura si avokat, 28 mijë euro.

Viti 2008
Apartament 117 m2, vlera 65 mijë euro, pjesa 50 %.

Lokal në Shëngjin Lezhë, vlera 114 600 euro, pjesa 100 %.

Lokal në Shëngjin Lezhë, 159 520 euro, pjesa 100 %.

Apartament 90 m2 në Shëngjin Lezhë, 2 000 000 lekë, pjesë 100 %.

Makinë benz, 200 000 lekë.

Makinë BMW, 34 mijë euro.

Paga tek universiteti Kristal, 750 000 lekë.

Bashkëshortja Elderina Frrok Ndoja paga si juriste dhe shefe personeli tek Hotel Dajti në Tiranë, 500 lekë.

Zef Ndoja, paga si mësues 328 800 lekë.

Znj. Ndoja, paga si mësuese, 294 000 lekë.

Detyrime bankare, 17 mijë euro.

Pjesë nga deklarata e pasurisë për vitin 2008

Viti 2009
Kursime nga aktiviteti profesional, 676 844 lekë.

Shitje makine, 500 000 lekë.

Kontratë shitjeje... 94 020 euro.

Kontratë shitjeje... 69 835 euro.

Të ardhura si pedagog në Universitetin Kristal, 474 171 lekë.

Blerje automjeti, 20 mijë euro.

Paga e bashkëshortes pranë Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, 795 000 lekë pagë.

Viti 2010
Të ardhura të pakësuara, 83 370 lekë.

Pagesë për Drejtorinë e Tatimeve, në bazë të njoftimit të vlerësimit tatimor... 9 676 832 lekë.

Paga e bashkëshortes pranë Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit, 64 000 lekë në muaj.

Viti 2011
Të ardhura të kursyera nga paga, 235 256 lekë.

Të ardhura nga shitja e makinës BMË, 30 mijë euro.

Shuma 785 000 lekë ka kaluar në llogari kursimesh.

Paga e bashkëshortes si juriste pranë shoqërive Rafaelo dhe Ani, 211 833 lekë.

Viti 2012
Të ardhura nga paga, 372 506 lekë dhe 850 604 lekë.

Lokal dhe garazh të regjistruara në ZVRPP, të deklaruara më parë.

Bashkëshortja të ardhura si juriste pranë shoqërisë Rafaelo, 247 670 lekë.

Të ardhura si konsulente juridike pranë kompanisë ‘Vitrina’ 14 mijë euro.

Të ardhura të krijuara nga biznesi si avokate si dhe 683 332 lekë.

Viti 2013
Të ardhura të kursyera nga paga, 831 209 lekë.

Honorar nga pjesëmarrja në seminar trajnues në Shkollën e Magjistraturës, 10 800 lekë.

Bashkëshortes Elderina Frrok Ndoja i dhurojnë 79 434 m2 në Durrës

Bashkëshortes i dhurojnë 112 277 m2 në Durrës.

Bashkëshortes i dhurojnë 800 m2, 800 m2, 1800 m2 si dhe 1 100 m2 në Durrës.

Elderina Frrok Ndoja dhuron 79 434 m2 dhe 112 277 m2 tokë në Durrës.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 65 662 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 71 934 lekë.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse, 2 500 euro.

Të ardhura nga puna si avokate, 1 712 860 lekë.

Viti 2014
Parking në Shëngjin, 13 m3, vlera 23 mijë euro, 100 % të pjesës.

Bodrum në Shëngjin, 100 % të pjesës.

Truall në Shëngjin, me shkëmbim, 2008 m2, 50 % e pjesës.

Aneks kontrate me shoqërinë... 28 %.

Të ardhura nga paga, 1 026 077 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga biznesi si avokate 1 030 000 lekë.

Të ardhura si detyrim nga shoqëria Vitrina, 11 280 euro.

Viti 2015
Të ardhura të kursyera nga paga dhe nga të ardhura të paguara nga Drejtoria e Tatimeve, në zbatim të vendimit gjyqësor, 10 437 371 lekë.

Bashkëshortja të ardhura të kursyera në llogarinë e biznesit, 982 502 lekë.

Viti 2016
Pasuri të fituara nga kontrata e sipërmarrjes me shoqërinë ‘Rafaelo 2002’, në Shëngjin Lezhë. Kontrata është lidhur në 2014 dhe e deklaruar në vitin 2015.

Apartament 60 m2

Apartament 65 m2

Apartament 65 m2

Apartament 60 m2

Apartament 100 m2

Apartament 60 m2

Apartament 100 m2

Apartament 60 m2

Apartament 65 m2

Apartament 78 m2

Apartament 61 m2

Apartament 94 m2

Apartament 77 m2

Apartament 91 m2

Apartament 61 m2

Apartament 61 m2

Apartament 94 m2

Apartament 77 m2

Apartament 91 m2

Apartament 61 m2

Apartament 104 m2

Bodrum 19 m2

Bodrum 15 m2

Bodrum 50 m2

Pasuri 499 m2, e llojit truall dhe ndërtesë, përfituar si rezultat i veprimeve përmbarimore.

Huadhënie shtetasit... 159 520 euro.

Detyrim 159 520 nga shtetasi..., për mosplotësimin e kushteve të përcaktuara në kontratën e pronësisë, të pasurisë lokal në Shëngjin.

Huadhënie pa interes shtetasit... 88 mijë euro.

Gjendja cash, 6 mijë USD.

Gjendja llogarie, 10 149 808 lekë.

Të ardhura nga paga, 1 199 440 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti i bashkëshortes, 1 466 922 lekë.

Bashkëshortja automjet 1 400 000 lekë.

Pjesë nga deklarata e pasurisë për vitin 2016

(Kliko këtu për të lexuar deklaratën e plotë e pasurisë të Arjan Ndoj për vitin 2003)

(Kliko këtu për të lexuar deklaratën e plotë e pasurisë të Arjan Ndoj për vitin 2016)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jam Kokonozi: 08/11/2019 13:58

    Joo keta i bejme miq ne te ILDKPI gjoba u veme ndonje te vobekti we nuk ka deklaruar shpenzimet per energjine dhe taksen e shpise 1+1.A vendi im qe su bere njeher

    Përgjigju
  • Hotel dajti: 08/11/2019 07:46

    Pse beheni xheloza o popull gruaja e ndojes punon tek hotel dajti dhe ato lek i ka vendosur me djers haha yp xhixhi yppp xhiixhi yyppp..menjeher shteti te veproj me sekuestro se gruje ndojes nuk ka paguar taksen e pallimit...

    Përgjigju
  • Fantomasi: 08/11/2019 06:51

    Po ky me kaq lek sa beri si avokat , pse u kthye u be prap prokuror?

    Përgjigju
  • Ndoja: 08/11/2019 01:26

    Parate Arjani i ka bere me Rafaelon ne Shengjin. Keta me lidhjet e tyre me pushtetin kane bere masaker duke grabitur toka dhe bere resorte me Rafaelon dhe mirditoret e tjere qe deri ne kete moment po shkaterrojne Shengjinin. Po Rafaelo kur do hetohet?

    Përgjigju
  • veza: 08/11/2019 01:13

    EDI RAMA duhet te arrestosh keta prokurore te kriminalizuar nje ore e me pare,,,sidomos keta nga veriu,,mos prit VETTINGUN,,,KOHA NUK PRET,,,,,C'DO GJE MUND TE PRESESH NGA KETA PROKURORE DHE GJYQTARE TE DURRESIT,,VLORES,,,SARANDES,TIRANES,,LEZHES,,VELIPOJES,,SI QYTETE KU PRONA KA VLERA SHUME TE LARTA...

    Përgjigju
  • Kokonoz sypula ILDKP: 07/11/2019 21:15

    Nje pyetje kam per ata kokonozet e ILDKPI sa here i kane vene gjobe ketij moterqirit se per ta cuar ne ndjekje penale as qe behet fjale per kryerobqirat e ILDKPI

    Përgjigju
    • Gone: 08/11/2019 14:51

      Po ildkpi pse vendos gjoba zyrtare 100000 lekeshe. Dhe kerkon , nuk e di sa? per te mos i deklaruar bq si prokurori ne fjale dhe gento stoja ne korce.

  • Ana: 07/11/2019 19:13

    Si ka munci mer popull qe vetem ktyre prokurorve e gjykatsave i dhurojne prona e pasuri?! Po ne tjereve pse nuk na dhuroi kush asnje cemcakiz?!

    Përgjigju
  • FATMIRI: 07/11/2019 18:05

    SHIKONI O POPULL SE ÇFAR PASURIE KA KY MONSTRA DHE GJUKONI VET NE BURG MASKARAJN BASHK ME TE SHOQEN PLERAT

    Përgjigju
  • Pyka: 07/11/2019 17:49

    Jepeni komentin tim,o gazetar!Mos u bëni palë me KÇĶnë.

    Përgjigju
    • Shqiptarja.com: 07/11/2019 18:55

      Sheeeeet rri urt

  • drejtesia: 07/11/2019 17:43

    Imagjinoni kete Ndojen qe deri dje ishte anonim dhe shikoni e lexoni me syte tuaj sa ka zhvatur. Beni pak llogarite matematikore per Bashen, Meten. Berishen, moniken, gjin gjonin, allajbeun, Vilma Nushin, ahmetajn, taulant ballen, blendi klosin,jozefina topallin, ilir beqaj etj etj, Ju del hesapi se pse jemi vendi me i varfer ne Evrope me politikanet e gjyqtare e prokurore e doganiere e tatimoret me te pasur? hani mut pra, po nuk dini te beni llogari e qe ju thone se 1+1 bejne -1

    Përgjigju
    • @Drejtesia: 08/11/2019 10:49

      Jozefina Trashegon pasurite e te pareve te saj. merruni me pabreksat qe grabiten Shqiperine>

  • populli: 07/11/2019 17:31

    Kshu jane te gjithe po ky loqa desh me u mor me shtetin... Hajd se me mir do bohet kur tvi luli mas 1 viti..

    Përgjigju
  • Tosi: 07/11/2019 17:27

    Si mos të pasurohet ky përbindëshi i drejtësisë kur ishte shok i ngushtë me kryebanditin e fermës sukthit që ka pushtuar dhe rrëmbyer gjithë pronën shtetërore në Sukth, duke filluar me pallatin e kulturës, oborrin e gjimnaz it, dhe sa e sa ambiente publike që i di gjithë populli i Sukthit.

    Përgjigju
  • alban: 07/11/2019 16:27

    Kush kerkon nje perkufizim te mafias, rasti eshte i shkelqyer! Kjo eshte MAFIA!

    Përgjigju
  • Lleshi: 07/11/2019 16:21

    Nuk eshte vetem ky qe eshte pasuruar ne ate vend sa ka si ky dhe nuk i trgojne medet ku jetojme per 8 vjet gjithe kjo pasuri omg vendi i korrupsionit dhe ne duam te hyjme ne EU hahahahah

    Përgjigju
  • Trimi: 07/11/2019 16:06

    Po ky shtet paska fjet gjume nderkohe qe ky pasurohej dhe i dhuronin toka. Ku ishte ky inspektori i pasurive

    Përgjigju
  • Fatkar fatmir çafaj: 07/11/2019 16:02

    Shikoni malokun ndoja se çfar badërdie ka bër e vazhdon dhe mer lekët e taksapagusve të varfër Shqiptar pa i hyr as një gjëmb në këmb. E Edi Rama vazhdon bëm mërr mërr e tërr tërr. Ky kriminel ordiner maloku ndoja me 3 klas shkoll duhet futur 300 pash nën dhe jo në burg se prap tagsa pagusi Shqiptar duhet të paguaj për ktë qen lek që ky të haj e të pi në burg. Pty rac e pisët.

    Përgjigju
  • Kafsha: 07/11/2019 15:46

    Ngrihu Enver djali, ngrihu urgjent te pastrosh mu terine qe ka kapluar vendin qe aq shume e deshe!

    Përgjigju
    • ledi: 07/11/2019 18:58

      FREDI ke Shum te padrejt

  • Anna: 07/11/2019 15:46

    Ti konfiskohet direkt pasuria boll pagujtem ne per kto shushunja te shoqerise shqiptare...

    Përgjigju
  • Eleni: 07/11/2019 15:42

    Dhe ne te gjoret per nje apartament 70m2 duhet te punojme 20vjet mgjse kemi kryher studimet e larta dhe punojme nga 10ore ne dite

    Përgjigju
    • Populli: 07/11/2019 18:08

      ELENI ama një gjë ke të sigurtë, që dhe kur del për të pirë një kafe nuk e kthen kokën 100 herë pas... Ky miu këtu dhe gjumin e bën me një sy hapur sepse e di që se ka të gjatë. Shëndet e të mira për ty!

  • Ariu: 07/11/2019 15:22

    Keni harruar të shtoni që ka nxjer lekë dhe me gruan ë i ka punuar në rrugë...

    Përgjigju
    • Tralala: 08/11/2019 07:52

      Jo ne rrug z.ari ka punu ne hotel dajti eshte juriste hahaha yppp yppp

  • Kuqi: 07/11/2019 15:20

    I SHPETOVE PLUMBIT MOR PROKUROR I DEGJENERUAR HEREN E PARE,,POR HEREN E DYTE NUK DO I SHPETOSH DOT,,,,TANI TI JE NJE UN MORTO CHE CAMMINA.....

    Përgjigju
    • Diktat: 07/11/2019 20:43

      Nuk ka rëndësi ngjyra,i kuq apo i zi, nuk ka rëndësi krahu,majtas apo djathtas, zogistē apo enverist,por rëndësi ka kur do vijë Ai,burri,që do ua vērē koqet në bigē këtyre morrave!!! Atdheu po tê pret! Pak rëndësi ka se tutje,tutje,mbas 50 vjetësh dikush do ta quaj Diktator!

    • epiroti: 07/11/2019 16:04

      pothuejse te gjithe punojesit ne apparatin e min.drejtesis dhe gjykatave jane milionere njerez te korruptuar, me mire me thane hajduta te flliqur.Kapeni dhe futeni te gjithe ne burg sekuestroni pasurite e vjedhura dhe hiqeni te drejten e ushtrimit te professioni me diploma fallso

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Ndotja rekord e të gjitha kohërave, në Pakistan niveli shkon 80 herë më i lartë sesa kufizimi i OBSH

Ndotja rekord e të gjitha kohërave, në Pakistan niveli shkon 80 herë më i lartë sesa kufizimi i OBSH