Ekskluzive/ Zbulohet statuja antike që u vodh në Apoloni e do trafikohej në Itali, dy në pranga
Amfora dhe statuja antike që u vodhën në Apoloni
Report Tv ka siguruar foton e statujës që besohet se është vjedhur në parkun monumental të Apolonisë në Fier. Statuja dhe një vazo antike janë sekuestruar sot në zonën e Currilave në Durrës, gjatë një operacioni të mirëorganizuar nga policia dhe prokuroria e Durrësit.
Hetimet e nisura 4 muaj më parë dhe kryesuar nga prokurori i Durrësit Bledar Bejko ka çuar në arrestimin e Roland Zaimin dhe një person tjetër nga qyteti i Fierit për akuzën e “Vjedhjes” dhe “Trafikut të veprave të artit”.
Kjo statujë besohet se është vjedhur në parkun monumental të Apolonisë në Fier. Së bashku me statujën është sekuestruar në një magazinë në zonën e Currilave dhe një vazo antike.
Të dyja këto vepra monumentale, po planifikoheshin të trafikoheshin në drejtim të Italisë, ku koleksionistë të ndryshëm janë të gatshëm për të paguar mijëra euro, për të pasur në koleksionin e tyre vepra arti dhe me vlerë të lartë monumentale, të epokën antike.
Pritet që hetime për këtë ngjarje të vijojë më tej, me shpresën e zbulimin të sendeve të tjera me vlerë dhe arrestimin e individëve të tjerë që janë implikuar në këtë veprimtari kriminale të vjedhjes dhe trafikimit të veprave të artit. Kodi Penal shqiptar sanksion trafikantët e veprave të artit me një dënim që fillon nga 5 deri në 15 vite burgim.
Statuja antike dhe amfora që u vodhën në Apoloni
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.3%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 4142
Lajme të tjera
-
'Ne pastrojmë, ata bëjnë pis!' Ndoten kanalet kulluese, bashkia Durrës: Hedhin plehra nga dritarja!
25 Prill, 14:07
-
Amnistia penale, 15 të dënuar dhe të paraburgosur lirohen sot nga burgu i Fushë-Krujës
24 Prill, 10:36
-
8 mijë paund për kalimin me gomone në La Mansh/ Dënohet shqiptari në Angli, në gomone edhe fëmijë pesë vjeç
23 Prill, 18:04
-
‘Çipuri’, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë vetëm pak ditë në qeli! Detajet si u lirua nga paraburgimi
23 Prill, 15:26
-
Pesë vite në pritje të rindërtimit, një grup banorësh në Durrës kërcënojnë me greve urie: S'kemi përgjigje për riforcimin e pallatit
23 Prill, 15:22
-
Durrës, Meta me delegatët e Konventës: Dëgjoj që Ilir Meta është bërë diktator! E thonë ata që nuk marrin as 20 like
22 Prill, 20:01
-
Durrës/ Rrëmbeu nipin 3-vjeçar, lihet e lirë gjyshja Bahrije Gjuni: E bëra nga dashuria, pas vdekjes së djalit doja ta rrisja vetë nipin
22 Prill, 15:40
-
Durrës/ Po trafikonte një automatik drejt Italisë, në pranga 66-vjeçari italian! Armën e kishte fshehur poshtë dyshekut në një rulot
22 Prill, 11:34
-
Përplasje mes të miturve në Greqi, 15-vjeçari shqiptar qëllon me thikë bashkëmoshatarin
22 Prill, 10:43
-
VIDEO/ Rrugëtim nëpërmjet teknologjisë në thesaret e Kullës Veneciane në Durrës
22 Prill, 10:04
-
VIDEO/ Mjegulla e dendur ‘mbulon’ aksin Thumanë-Vorë! Rinasi probleme me uljen e avionëve, shtyhen disa fluturime! Situata i kthehet normalitetit
22 Prill, 08:13
-
Renditja/ Bylis toleron, Apolonia e mposht 4-1 në derbi! Flamurtari 2-2 AF Elbasani, Lushnja i bën 'gjëmën' Besës
21 Prill, 17:11
U vodhen apo roja do kete shperdorurar detyren. Keta nje dite do vjedhin Manastirin.
PërgjigjuTe gjitha veprat e artit shqiptar kane nje destinacion jashte kufijve te Shqiperise, kane Italine e veriut e me saktesisht ne Cunardo te Varese, ai qe i terheq eshte Leonardo e Antonio Nidoli i Edil Centro.
PërgjigjuKeta per leke shesin edhe nenen e tyre ndaj denim minimal 10 vite, nese jane fajtore, dhe me pas t'i hiqet pashaporta shqiptare se nuk e meritojne. Nga keta tradhtare ka ngel Shqiperia pa asnje lloj historie, se i kane vjedhur ketej dhe ja shesin te huajve qe nga ana e tyre e reklamojne si kulture romake e greke.
Përgjigju