Ekskluzive/ Del nga burgu, telefonon ‘Pa Gjurmë’, gjendet i riu korçar! Babai sheh të birin dhe emocionohet live

Falë ’Pa Gjurmë’ gjendet 22-vjeçari Enea Arixhiu. Sapo ka lënë qelinë mëngjesin e kësaj të hëne i riu dërgoi një mesazh nga Gjermania në adresën të emisionit. Ai shkruan se është mirë dhe sapo kishte lënë qelinë. 

Jam Enea! Sapo kam dalë nga burgu i Gjermanisë. Ju lutem dua që të ma fshini atë videon.

Publikimi i fotos me imazhin e fundit të Eneas, gjatë transmetimit live emocionoi jo pak babain. 22-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjen më 11 janar të këtij viti nga Gjermania. I ati Vath Arixhiu, në një lidhje direkte nga Korça, pas shqetësimit nga humbja e të birit, sot me një buëqeshje nga gëzimi nuk i përban dot lotët. 

“Ju falenderoj shumë për gjithçka që bëtë për ne. Dua të falenderoj shumë edhe zonjën që dha informacionin për djalin. Sikundër ju ka pohuar edhe juve falë Zotit gëzon shëndet të plotë. Pasi ju dërgoi juve mesazhin na mori edhe ne në telefon. Folëm shumë pak me të. Na tha se sapo kishte dalë nga burgu, por nuk më tha arsyen pse e kishin kapur. Për momentin është ende në Gjermani dhe besoj nesër do të niset për në Shqipëri. Kur e pashë nuk u besova syve, mezi e presim dhe na ka marrë malli shumë”

Enea vetë nuk dëshiroi të jepte sqarime të mëtejshme, duke u mjaftuar me një mesazh që i dërgoi ’Pa Gjurmë’ dhe një telefonatë të shkurtër që njoftonte familjen. I riu nga Korça prej 4 dhjetorit të vitit të kaluar ishte zhvendosur në Hanover me kërkesën për azil dhe kjo ishte hera e parë që kalonte kufirin shqiptar. Pasi refuzimit të kërkesës, Enea iku nga kampi dhe u bashkua me disa shqiptarë të tjerë. Falë dëshmive që mbërritën në emisionin ’Pa Gjurmë’ dhe publikimit të rastit, dyshimet ishin se i riu ndodhej në qeli bashkë me të tjerë të rinj shqiptar, mesa duket të njëjtët shokë që e strehuan. 

 

 

 VIDEO- EMISIONI I PLOTE

O.D./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri