Ekskluzive/ Zyrtarja e Shëndetësisë Duro vetëm një gjysmë apartamenti pasuri, kompania që i dha ryshfet mori 7 tendera të tjerë, ja kush i firmosi 

Ndryshe nga ish-shefja e kabinetit të Arben Ahmetaj, Alda Klosi, e cila pas emërimit si drejtoreshë në Ministrinë e Financave, kishte siguruar 5 apartamente, troje dhe kontratë për ndërtim pallati, sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, e arrestuar nga SPAK për një ryshfet 330 mijë lekë për një tender për kompaninë ‘Dricons”, rezulton me pasuri modeste. Nga verifikimet e kryerja nga Shqiptarja.com, rezulton se zyrtarja e Shëndetësisë, Joana Duro, është bashkëpronare me 1/2 e një apartamenti në Tiranë, me sipërfaqe 65 m2, regjistruar si pasuri e paluajtshme në nëntor 2014. 

Si burim, zonja Duro deklaron një kredi bankare me vlerë 4.2 milionë lekë. Ky apartament figuron pasuria e vetme e paluajtshme në emrin e zyrtares së Shëndetësisë, Joana Duro, e cila bashkë me specialisten Laura Shteto, ranë rastësisht në rrjetën e përgjimeve të Prokurorisë së Posaçme të korrupsionit teksa po kryhej hetimi për një tjetër person.

Ndërkaq, kompania ‘Dricons’, është themeluar në gusht të vitit 2015 dhe ka si objekt studim, projektim, mbikëqyrje, kolaudim, si dhe konsulentë për ndërtim e zbatim të veprave ndërtimore publike dhe private. Kompania është thelëmuar nga Vladimir Topi, i cili rezulton edhe sot administrator dhe pronar me 100 % të aksioneve. Topi është arrestuar gjithashtu me urdhër të SPAK për korruptimin e dy zyrtareve të Ministrisë së Shëndetësisë. 

Që nga themelimi, kompania e Vladimir Topit rezulton se ka marrë në total 166 tendera publikë, me vlera modeste, për shkak se objekt i tenderit, kryesisht ka qenë mbikëqyrja e punimeve, pra zbatimi i kontratave. Nga 166 tendera, kompania ‘Dricons’ ka marrë vetëm 8 tendera në shëndetësi. Nga këto 8 tendera, vetëm tenderi për të cilin u arrestua është firmosur nga Joana Duro. Tenderat e tjerë janë firmosur nga Merita Xhafaj dhe Loreta Balaj. 

Nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, kompania ‘Dricons’ ka marrë tre tendera me vlerë rreth 20 mijë euro për mbikëqyrje punimesh, ndërsa rreth 150 tendera i ka ftuar nga njësitë vendore. Edhe pse shërbimi i mbikëqyrjes së punimeve tenderohet në vlera të ulëta, ky proces është tejet i rëndësishëm për zbatimin e kontratave dhe cilësinë e punimeve për objektet publike nga kompanitë private që fitojnë tenderat. Nuk kanë munguar rastet e kompromisit të paligjshëm mes kompanive mbikëqyrëse dhe kompanive që zbatojnë kontratat, duke manipuluar me volumin dhe cilësinë e punimeve, për të ndarë fitimet bashkë.

 

Pasuria e Joana Duro

 

Tenderi për mbikqyrjen e shtëpizave të spitalit

 

Tenderi për mbikqyrjen e rikonstruksionit të qendrave shëndetësore

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi25252: 06/06/2023 16:47

    Të gjithë hajdutët e fillojne aktivitetin me pasuri modeste . Vidh e vidh dersa nga pasuri modeste bëhen milionerë ????????????

    Përgjigju
  • Elio: 06/06/2023 12:46

    Kjo zonja ka ber gabim dhe duhet te marre mqksimumin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë