TIRANE- Emri i Dritan Zaganit, ish- shefit të antidrogës në Policinë e Fierit, është bërë për herë të parë publik gjatë operacionit të koduar “Hidrovori”. Operacioni është drejtuar nga prokurori i Krimeve të Rënda Anton Martini, i cili ka vënë në pranga 9 persona të lidhur me trafikikmin drejt Italisë të një sasie prej 900 kg lënde narkotike. Mes personave të arrestuar ka qenë dhe shefi i antidrogës së Drejtorisë së Policisë Fier Dritan Zagani, pasi nga përgjimet që ka kryer prokuroria ka rezultuar se ai fliste me disa trafikantë, duke u dhënë informacion atyre për lëvizjen e policisë, por njëherësh fliste dhe me një oficer të Guardia Di Financa, duke i dhënë të dhëna atij për lëvizjen e trafikantëve, kryesisht në zonën e Divjakës, Fierit, Vlorës dhe deri në Sarandë.
/Shqiptarja.com










