Eksodi i 2 korrikut 1990/ Zingraf mesazh në shqip: Ura e parë e bashkëpunimit tonë! Majko: Dita kur shqiptarët hapën negociatat me Europën

Në Bllokun e Ambasadave në Tiranë, në kujtim të 2 korrikut 1990 është vendosur një monument për të simbolizuar eksodin e rreth 5 mijë shqiptarëve, të cilët për 11 ditë qëndruan brenda ambasadave për një jetë të lirë, ku regjimi komunist mori goditjen më të fortë ndonjëherë. Kjo ngjarje e përkujtuar me emocion nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko por dhe nga ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingraf, shteti i të cilit priti më shumë shqiptarë në vendin e tij dhe sot janë banorë të respektuar në Gjermani.

Ambasadori Zingrfa e nisi fjalimin e tij në shqip, duke thënë se 2 korriku 1990 tregoi fillimin e fundit të një prej regjimeve më të egra në Europë dhe ata refugjatë ishin ura e parë lidhëse e bashkëpunimit mes dy vendeve. Zingraf bëri gjithashtu thirrje që autoritete dhe shoqëria civile të gjejë forcën dhe mbështetje për të diskutuar për krimet e komunizmit, pasi të përballesh me të shkuarën do të sjellë vendime më të drejta për të ardhmen.

"Ngjarja e korrikut 1990 tregoi fillimet e fundit të një nga regjimeve më të egra të historisë në Europë. Këto refugjatë janë bërë ura e parë lidhëse mes Gjermanisë dhe Shqipërisë. Sot 30 vite më pas Shqipëria është zhvilluar dhe tani po përgatitet për t'u bërë pjesë e familjes europiane. Fokusi duhet të jetë tek forcimi i demokracisë, lirisë dhe zhvillimit ekonomik. Të përballësh me të shkuarën është e vështirë, por e shëndetshme pasi do të ndihmojë të merren masat e duhur për të ardhmen. Unë inkurajoj shqiptarët të nisin diskutimet për vitet pas 1991 dhe të gjejnë forcën të bashkëpunojnë institucionet dhe shoqëria civile për adresuar të gjitha ato rekomandime që janë dhënë", tha Zingraf.

Ndërsa për ministrin e Diasporës, Pandeli Majko sot është dita për të kujtuar se 2 korriku 1990 se si shqiptarët hapen negociatat me Europën nga një derë e vogël në ambasadë dhe sot vendi synon anëtarësimin në BE.

"2 korriku 1990 ishte dramatike ku në zemër të Tiranës vërshuan për të kërkuar strehim rreth 5 mijë qytetarë. Sot numri i shqiptareve me pasaportë në vendet e BE-së  po shkon 500 mijë vetë. Sot jemi për të përkujtuar një rrugëtim që filloi nga dera e vogël e ambasadës me shpresën për të përfunduar në familje europiane. Në 2 korrik 1990 ishte strehuesja më e madhe e shqiptarëve dhe sot ata banorë 11 ditorë të ambasadës 30 vite më parë janë shtetas të respektuar në Gjermani. Në aktin e 2 korrikut shqiptarët hapën negociatat me familjen europiane dhe si i tillë meriton të kujtohet me një vepër arti", tha Majko.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:48
Eksodi i 2 korrikut 1990, Shahini: Para 30 vitesh në Tiranë u thye frika, në Prishtinë u mboll fara e shkëputjes nga Serbia!

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini e ka cilësuar 2 korrikun e 1990 si një datë historike për kombin shqiptar, pasi si në Kosovë dhe në Shqipëri filloi liria. Në Tiranë, thotë Shahini para 30 vitesh u thye frika dhe nisi beteja për liri kundër diktaturës, kurse në Prishtinë përmes Deklaratës Kushtetuese në Kuvend, u mboll fara e shkëputjes nga Serbia. Shahini shton se pa sakrificë nuk ka fitore dhe pa betejë nuk ka liri, duke shënjuar një datë për nisjen e lirisë të dy shteteve të kombit shqiptar.

"2 korriku i shqiptarëve! Para 30 vitesh, në Tiranë u thye frika dhe u artikulua gatishmëria për betejën për liri kundër diktaturës në Shqipëri. Ndërkohë në Prishtinë, u shpall Deklarata Kushtetuese nga delegatët e Kuvendit të Kosovës, që mbolli farën e shkëputjes nga Serbia dhe themelimit të Republikës që e gëzojmë sot. Pa sakrificë nuk ka fitore dhe pa betejë nuk ka liri!", shkruan Shahini.

Postimi i Shahinit
Ora 13:40
30 vjet nga eksodi/ Veliaj: Duke përkujtuar të shkuarën, mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë

Gjatë ceremonisë së organizuar për përkujtimin e eksodit të 2 korrikut 1990, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se shumë prej atyre që në ato momente të vështira rrezikuan jetën për liri, sot janë sipërmarrës të suksesshëm në vendet ku jetojnë. Ai nënvizoi se vetëm duke përkujtuar të shkuarën, shoqëria jonë mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë

“Ndoshta vuajtjet na bënë më të denjë për të kërkuar një aspiratë më të madhe, për të qenë dinjitozë e fisnikë, ku sot jemi shumë krenarë për të gjithë ata shqiptarë të suksesshëm që janë integruar, që janë bërë sipërmarrës dhe punëdhënës të valës së re të emigrantëve që vijnë nga rajoni ynë. Kjo vepër e Gim Radës dhe ky bashkëpunim mes ministrit të Diasporës dhe Ambasadorit gjerman do të jetë një kujtesë e përditshme e atyre kujtimeve, e episodeve, rrëfimeve dhe unë besoj se nëse do kemi një të ardhme si komb, do jetë duke kujtuar ato gjëra që kanë ndodhur për të ndërtuar një histori shumë herë më të mirë se ajo që kaloi”, theksoi Veliaj.

I.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Keli: 02/07/2020 22:45

    Sa bukur! 30 vite me pare njerzit e pakenaqur nga socializmi u futen ne ambasada. Sot pasardhesit e socialisteve perkujtojne ngjarjen. Sa imorale, apo jo?

    Përgjigju
  • shqip: 02/07/2020 21:34

    Koha per nje eksod te dyte . Gjithmon mendoja pse ikin shqiptaret me kete vend te bukur por kuptova qe ketu ushqehen HIENAT me te rrezikshme te planetit dhe nuk mud te rriten HUMANOIDET ne kete vend.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 02/07/2020 14:39

    Ramizistet e vegjel majko-veliaj sebashku me ramizistet e medhenj berisha-nano-ruçi sebashku me dinastitë ps me kryetar ramen dhe pd me kryetar bashen dhe lsi-ja likebaxhelles per 30 vjet vodhen,grabiten, vrane e shkaterruan Shqiperine;zhgenjyen nje popull te tere duke e degdisur ne boten e pertejme dhe neper rruget e botes dhe sot pa piken e turpit artikulojne drejtesi e prosperitet. Turpi ju mbulofte brez mbas brezi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

 Bashkia e Vlorës zhvendos tregun e gjësë së gjallë, tregtarët bëjnë rezistencë: S’vjen njeri të blejë kaposhë në Nartë se është larg

Bashkia e Vlorës zhvendos tregun e gjësë së gjallë, tregtarët bëjnë rezistencë: S’vjen njeri të blejë kaposhë në Nartë se është larg