'Eksperimentali’ në tranzicion, aktorët në pritje dhe ankth! 2022-shi, kasta e vjetër dhe emrat e rinj që janë shtuar

Teatri Eksperimental është në tranzicion të vazhdueshëm. Fytyra e re, që po i vishet prej menaxhimit të drejtorit aktual Altin Basha, në detyrë prej fundvitit 2020, nuk ka vendosur si konstante të qëndrueshme të shfaqjeve të teatrit cilësinë, siç pat premtuar në zanafillë të eksperiencës si drejtues.

Largimi i aktorëve Ervin Bejleri e Romir Zalla, që në krye të herës, ka bërë që trupa të humbasë dy prej ‘aseve’ të kësaj skene, që ndër të fundit duartrokitje si aktorë të Eksperimentalit i  rrëmbyen në shfaqjen “Jul Çesari”,  të Ivica Buljan. Prej asaj shfaqje kujtojmë edhe interpretimin e Mateo Dervishajt që sot nuk është më  pjesë e trupës, apo Ermira Hysës, Ardiana Tolkës e Endri Çelës, që ndonëse janë pjesë e trupës (nuk dihet deri kur) nuk janë angazhuar në shfaqjet e muajve të fundit. Bashkëproduksionet me të huajt, që siç rrëfejnë artistët ishin një shkollë për ta, janë një tjetër mungesë që ndihet në këtë skenë.

Në rrethana të tilla, mes ankthit e paralajmërimeve, nga vetë artistët nuk mund ta konfirmojmë me siguri nëse janë ende pjesë e stafit apo jo, por prej teatrit mësojmë se artistët e punësuar aktualisht në TKEKS janë 10.  

Shumica e aktorëve të rinj që i janë bashkuar trupës, në atë që konsiderohet si kategoria e parë e artistëve, janë gjithashtu pjesë e një prej emisioneve televizive të humorit që drejton Basha. Ndërsa në kategorinë e dytë janë ata artistë që kanë pasur kontrata 3-6 mujore me Eksperimentalin.

I udhëhequr nga Petrit Malaj, bordi prej 7 anëtarësh i Eksperimentalit ka miratuar për 6 mujorin e parë të këtij viti 10 shfaqje, nga të cilat 3 produksione të teatrit për të rritur, 2 për fëmijë e të tjerat bashkëprodhime.

Sa i përket vijueshmërisë për këtë vit, siç bëhet me dije periudha qershor-dhjetor, do t’i dedikohet vënies në skenë të 15 projekteve të “Fondit të Teatrit për të rinj” si dhe realizimit të festivalit në muajin dhjetor 2022.

Buxheti i investuar nga Eksperimentali në shfaqje është modest. Financimi më i lartë prej 2,5 milionë lekësh bëhet tek   “Çimka”  dhe tek “Përvjetori i ditëlindjes” , të dyja bashkëproduksione me impakt pozitiv tek kritika e publiku.  Ndërsa në “Pak pakt” , si shfaqje përfaqësuese e dramës shqipe (e përzgjedhur si më e mira për 2021-shin) u investua afro 1 milion lekë nga teatri.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare