Albania Dance Festival/ ‘Unë dëgjoj, ju shikoni’, artisti tunizian te ‘Eksperimentali’! Përmes baletit shndërron gjestet e punëtorit të thjeshtë në akt sublim!

Këtë mesjavë Teatri Eksperimental kthehet në një pistë vallëzimi me shfaqjen “I listen you see”…

Multiartisi tunizian Hamdi Dridi në 50 minuta përfshin publikun në një rrëfim sublim të lëvizjes së punëtorëve përmes gjuhës së trupit....  Është një nga të ftuarit e Albania Dance Meeting Festival në këtë edicion të 18-të.

I vendos në lupën e artit gjestet e thjeshta të punëtorit, koreografi tunizian. Përsërit mekanizmat rutinë duke nisur prej punës së një skele në konstruksion…  Lëvizjet i kthen në akte, pastaj krijon ritëm përmes përsëritjeve, pauzave, dhe efekteve zanore…

E ka thurur vetë këtë shfaqje për hir të punëtorit tunizian, nga koncepti te koreografia e muzika… Në interpretimin e gjesteve të tre punëtorëve, i bashkohen në rol dy balerinët Houcem Bouakroucha dhe Feteh Khiari Light...

Albania Dance Meeting Festival  vijon me të tjera shfaqje  dhe trupa vendase e të huaja deri në 15 nëntor…

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare