Eksperimenti i fshehtë në qytetin brazilian, vaksinon të gjithë qytetarët me CoronaVac, rezultate impresionuese (VIDEO)

Një eksperiment unik në llojin e tij në qytetin e Brazilit Serrana ka treguar në realitet se vaksina kineze e CoronaVac, ka një efikasitet prej ranë me 95% në zvogëlimin e rasteve të vdekjes nga COVID-19 dhe një shkallë efektiviteti prej 86% në rastet e shtrimeve në spitale dhe 80 % në rastet simptomatike.

Qyteti i Serrana, me 45 mijë banorë në shtetin e Sao Paulo, në kuadër të projektit të quajtur "S", ka vaksinuar të gjithë popullsinë e tij të rritur me vaksinën kineze. Rezultati është impresionues, aktualisht në spitalin e qytetit gjendet i shtruar në gjendje të rëndë vetëm një paciente me COVID-19 pasi ajo kishte refuzuar të merrte vaksinën kineze dhe ishte në pritje të vaksinës së Pfizer Biontech.

Projekti u ndërmor nga Instituti Butantan, qendra e kërkimit publik me qendër në Sao Paulo dhe kompania kineze Sinovac dhe është mbajtur në fshehtësi për të  shmangur një dyndje të qytetarëve të rajoneve të tjera. 

Rastet dhe vdekjet gjithashtu ranë midis atyre që nuk ishin vaksinuar, përfshirë ata nën 18 vjeç dhe të rriturit me probleme serioze shëndetësore që nuk mund të merrnin vaksinën.

Rezultatet e studimit tregojnë se është e mundur të kontrollohet pandemia duke vaksinuar rreth 75% të popullsisë, tha guvernatori i shtetit të S Paulo Paulo, João Doria, i cili udhëhoqi partneritetin me Sinovac në kundërshtim me pikëpamjet të qeverisë.

Në anën tjetër edhe OBSH-ja, ka deklaruar se vaksina anti-Covid e prodhuar nga Sinovac Biotech e Kinës është e sigurt dhe efektive në parandalimin e sëmundjes së koronavirusit tek të rriturit nën moshën 60 vjeçare.

Vaksinat kineze, ndryshe nga ato të prodhuara në vendet perëndimore nuk kanë të dhëna të efikasitetit të Fazës III të botuara në revistat shkencore, por ato kanë rezultate të testuara në terren, në më shumë se 60 shtetet ku ajo aktualisht përdoret masivisht, mes të cilave edhe vendi ynë. Në studimet e publikuara  në Turqi, Kili, Uruguaj dhe Brazil efektiviteti i saj luhatet nga 50 deri në 80%, ndërkohë që në të gjitha studimet dëshmohet se CoronaVac ndikon në shmangien e rrezikut të vdekjes nga COVID-19 në 95 %.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën