Ekspertët: Kanceri do të vrasë afro 10 milionë njerëz më 2018

Ekspertët: Kanceri do të vrasë afro 10 milionë njerëz më 2018

foto ilustruese

Kanceri do të vrasë afro 10 milionë njerëz këtë vit, thonë ekspertët, duke paralajmëruar se barra globale e sëmundjes po rritet, pavarësisht parandalimit më të mirë dhe diagnozës së hershme.

Rreth 18.1 milionë raste të reja me kancer pritet të regjistrohen gjatë gjithë vitit 2018 dhe ato do të rezultojnë me rreth 9.6 milionë vdekje, thuhet në raportin e Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin. Shifra paraqet rritje nga 14.1 milionë rastet e reja me kancer dhe 8.2 milionë vdekjet e raportuara në vlerësimin e fundit të agjencisë, gjashtë vjet më parë.

Në raportin e fundit, Agjencia thotë se një fokus i shtuar në parandalimin - duke inkurajuar njerëzit që të ushtrojnë, të lënë duhanin dhe të hanë ushqime të shëndetshme - ka çuar në rënie të llojeve të caktuara të kancerit në disa grupe të popullsisë, por, megjithatë, thuhet në raport, numri i përgjithshëm i rasteve të reja po ec përpara përpjekjeve për të frenuar sëmundjen.

"Këto shifra të reja theksojnë se mbetet shumë për t'u bërë për të adresuar rritjen alarmante të kancerit në nivel global. Parandalimi ka një rol kyç për të luajtur", tha drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin., Christopher Wild. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë më herët se pret që sëmundja e kancerit të jetë shkaku kryesor i vdekjeve në shekullin 21, raporton rel.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin