Pas një mbledhje maratonë prej më shumë se gjashtë orësh ditën e dielë, ekspertët e nivelit të lartë për reformën në sistemin e drejtësisë u shprehën se drafti përfundimtar do të miratohet ditën e hënë, edhe pa praninën e opozitës në tryezën e ekspertëve.
Në këtë mbledhje morën pjesë ekspertët Gent Ibrahimi, Sokol Sadushi dhe Aurela Anastasi si dhe përfaqësuesit e misionit të EURALIUS dhe OPDAT në Tiranë, ndërsa ekspertët e opozitës braktisën takimin vetëm pak minuta pas fillimit të tij.
Sipas ekspertit Sokol Sadushi, drafti do duhet të miratohet përgjatë dy ditëve të mbetura, sipas afatit të vendosur që është data 12 e këtij muaji, në mënyrë që ekspertët e Venecias, të cilët do të vijnë në Tiranë në datën 21 Janar, të kenë kohën e mjaftueshme për shqyrtimin e punës së tryezës së ekspertëve.
"Ne jemi në dijeni që reporterët e Komisionit të Venecias do të jenë të pranishëm në datën 21 Janar dhe nga ikjo pikëpamje ne duhet të dorëzojmë një draft brenda ditës së nesërme ose të paktën pasnesër me qëllim që komisioni ad hoc të gjykojë mbi draftin tonë dhe të vendosë politikisht mbi këtë çështje. Dhe ai draft do t'i dërgohet Komisionit të Venecias dhe është e kuptueshme që një draft i tillë i duhet dhënë mundësi Venecias që ta studiojnë me qëllim që kur të vijnë këtu të jenë të përgatitur për atë që ne kemi bërë", u shpreh Sadushi.
/Shqiptarja.com

VIDEO