Organizata Mjekët pa Kufij thotë se bota po humbet betejën kundër Ebolës dhe paralajmëron se virusi vdekjeprurës nuk do të ndalet nëse vendet e pasura nuk dërgojnë ekipe të specializuara kundër katastrofave biologjike në Afrikën Perëndimore.

Presidentja e kësaj organizate, Joanne Liu, tha se grupi i saj, i cili ka trajtuar më shumë se 1.000 pacientë të prekur ng Ebola në Afrikën Perëndimore që nga marsi, është e rënduar nga sëmundja.

Paralajmërimeve të saj i bëri jehonë të martën edhe kreu i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Dr. Tom Frieden tha se tani bota po përballet me epideminë e parë të Ebolës, duke patur parasysh nivelin e saj të përhapjes.
 
Ai paralajmëroi se ndërsa ekziston një mundësi për ta luftuar sëmundjen, kjo mundësi po shuhet me kalimin e kohës. Ndërkohë në Liberi, një organizatë misionare njoftoi se një tjetër mjek amerikan është infektuar.  
 



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)