TIRANE- Njësia hetimore Task-Forcë që po kryen hetime ndaj biznesmenit Kastriot Ismailaj, është njohur me raport-ekspertimin e përpiluar nga dy ekspertët e caktuar nga vetë prokuroria. Konkluzioni përfundimtar është administruar në dosjen e prokurores Antoneta Sevdarasi, vetëm dy javë pasi kjo e fundit ktheu mbrapsht raportin e parë të kryer nga ekspertët shqiptarë.
Sipas akuzës raporti kishte disa probleme që nevojiteshin të rregulloheshin.
Dy ekspertët kontabël gjatë verifikimit të transfertave bankare kanë dalë në konkluzionin se 650 milionë lekë të reja është shuma totale që Kastriot Ismailaj ka përfituar nga kompania çeke “CEZ shpërndarja”. Kjo shifër është futur në llogaritë e DIA me argumentin e punës që DIA kishte kryer për llogari të çekëve.
/Shqiptarja.com