Ekspertët të shqetësuar për pasojat afagjata të COVID-19 tek fëmijët

Ekspertët të shqetësuar për pasojat afagjata të COVID-19 tek fëmijët

Në një kohë që në një pjesë të madhe të vendeve në Evropë vazhdojnë shtetrrethimet dhe për disa njerëz që kanë kaluar COVID-19, simptomat mund të zgjasin për muaj të tërë, shkencëtarët kanë shfaqur një tjetër shqetësim atë të ndikimit të sëmundjes tek fëmijët.

Sipas tyre edhe pse infeksioni ka tendencë të jetë më i lehtë ka prova të reja që tregojnë se ata nuk janë të përjashtuar nga ndikimi afatgjatë i virusit".

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka bërë thirrje për më shumë hulumtime në lidhje me këtë temë dhe vlerëson se rreth një në 10 persona që janë infektuar nuk ndihen akoma në gjendje optimale deri në 12 javë pasi kanë dalë pozitiv.

Të dhënat e mbledhura në Mbretërinë e Bashkuar midis Prillit dhe Dhjetorit 2020 sugjerojnë se fëmijët preken. Zyra Kombëtare e Statistikave vlerëson se 12.9 përqind e të anketuarve të moshës 2 deri 11 vjeç dhe 14.5 përqind e atyre ndërmjet 12-16 raportuan simptoma të lodhjes, kollës, dhimbjes së kokës, humbjes së shijes ose nuhatjes, dhimbje të muskujve deri në pesë javë pas infektimit.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Punëtori ra në makinerinë e inerteve dhe humbi jetën, arrestohet një nga bashkëpronarët! Hoqi edhe DVR e kamerës, 2 ende në kërkim (EMRI)

Kurbin/ Punëtori ra në makinerinë e inerteve dhe humbi jetën, arrestohet një nga bashkëpronarët! Hoqi edhe DVR e kamerës, 2 ende në kërkim (EMRI)