Eksperti i aksidenteve për “Report Tv”: Zgjidhja për minimizimin e tyre, ngritja e autoritetit mbikqyrës të Sigurisë Rrugore

Eksperti i aksidenteve për “Report Tv”: Zgjidhja për minimizimin e tyre, ngritja e autoritetit mbikqyrës të Sigurisë Rrugore

Gezim Hoxha

Eksperti i aksidenteve, Gëzim Hoxha në një lidhje telefonike për “Report Tv” ka folur mbi sigurinë e rrugëve në vend dhe së si mund të sigurojmë jetët e qytetarëve.

Sipas Hoxhës, e vetmja mënyrë për të shpëtuar jetët e qytetarëve është ngritja e një Autoriteti Mbikqyrës së Sigurisë Rrugore.

Intervista e plotë:

1.    Rrugët vazhdojnë të marrin jetë njerëzish, si mund ta përshkruajmë këtë situatë?

Është një situatë e pritshme, këto lloj aksidentesh do të ndodhin. Jo çdo gjë duhet t’i adresohet policisë rrugore. Janë shumë faktorë të tjerë që ndikojnë dhe që duhet të angazhohen. Kemi bërë propozimin që të ngrihet Autoritet Mbikqyrës i Sigurisë Rrugore por kjo nuk po ndodh në Shqipëri.

2.    A ka patur shans për minizimin e pasojve të aksidentit të sotëm?

Ka shumë elementë që duhen analizuar, problem është që të thirret memoria dhe truri në mënyrë që të bëhet një gjë e mirë sepse ka vendkalime të gabuara në qytet. Ka një klimë jo të mirë edhe nga ana e qytetarëve që mendojnë se mund ta shkelin ligjin kur të duan. Ajo rrugë duhet të ketë një shpejtësi të caktuar. I duhet thirrur mendjes njëherë e mirë për këtë punë dhe duhet bërë një organizim që unë kam bërë disa herë kërkesë por që nuk është bërë gjë. Të gjithë dikasteret thonë që e kemi bërë shumë mirë detyrën por ia rezultatet.

3. A duhet që policia të rrisë masat ndëshkuese?

Këtë po thosha unë që duhet një autoritet, jo policia rrugore. Duhet mbledhur një grup njerëzish që të caktojnë çfarë duhet bërë dhe çfarë jo. Nëse pranohemi në BE duhet të ndryshojmë legjislacionin, por ne jemi pesë vjet mbrapa. Prandaj ne e kemi mundësinë për ta bërë këtë gjë që tani. Pse të humbim kohë?

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 08/08/2018 15:35

    Ikni ore b***ga se e shkaterruat vendin nga çdo anë: vratë, pretë, vodhët, hodhet pooullin në emigrim si skllav, ndertuat shëmtirat nga Konispoli në Vermosh, mbi trotuarë, hapsira publike, në breg të detit, mbi vende arkeologjikë, vodhët muze, shkatërruat ura të vjetra etj etj.. O teneqe....o teneqeeeeeee!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion