'Here we go' (le të shkojmë), kështu e fillon Fabrizio Romano çdo prag zyrtarizimi dhe lajm ekskluziv që raporton. Gazetari italian i Sky Sport është ndër më të ndjekurit në rrjetet sociale dhe e ka provuar se është "eksperti i merkatos" për informacionet që ia del të mbledhë për futbollistët dhe lëvizjet në treg.
Por fama nuk e ka ndalur Romanon që të përballet me akuza. Nga Danimarka pretendojnë se italiani është paguar nga një kompani menaxhimi për të influencuar me lajme për një futbollist që ishte lënë në hije nga klubi i tij.
1 mijë euro për postim dhe 6 mijë euro për një video, kjo është akuza nga "Tipsbladet". Këta të fundit zbuluan se Fabrizio Romano u bë zëdhënësi i agjendave që duan të imponojnë agjentët e futbollistëve dhe merr shuma të larta parash në këmbim të publikimeve në rrjetet sociale. Mediat daneze theksojnë se ky informacion vjen nga një investigim pasi gazetari italian ka folur për situatën e një lojtari të Kopenhagen.
Por çfarë shkruante Romano?
"Roony Bardghji, rasti i çuditshëm i një prej talenteve më të mirë në Evropë. Nga golashënuesi më i mirë me 10 gola për Kopenhagen në zero minuta në ndeshjet e para të 2024. Arsyeja është se Bardghji nuk ka ndërmend të nënshkruajë një kontratë të re afatgjatë dhe duke filluar nga vera, ai do të ketë vetëm 18 muaj kontratë me disa klube të rëndësishme që e ndjekin”, ka shpjeguar Fabrizio Romano në rrjetet e tij sociale.
Sipas Tipsbladet, ky informacion do të ishte një strategji reklamimi e realizuar nga gazetari italian me ndërmjetësim tw kompanisë Memmo. Tarifat e supozuara të Fabrizio Romano do të ishin rreth 1,000 dollarë për një publikim në rrjetet e tij sociale dhe 6,000 dollarë për realizimin e një videoje.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2847
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hidhet shorti i Conference League, mësoni tetë përballjet e fazës play-off
20 Dhjetor, 13:29
-
Conference League zhvilloi ndeshjet e fundit në grup, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe ato në play-off! Sot shorti
20 Dhjetor, 09:19
-
Rikthehet Superliga Evropiane, UEFA dhe FIFA vihen në dijeni! Do quhet 'Unify League', detajet e kompeticionit
17 Dhjetor, 15:43
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor, 15:20
-
Evropiani U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA s'e shqyrton çështjen! Burime: Është shtyrë në shkurt
16 Dhjetor, 14:07
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor, 20:14
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor, 16:00
-
Tentuan të djegin flamurin shqiptar, UEFA gjobit Serbinë me 200 mijë € dhe e dënon me 2 ndeshja pa tifozë në transfertë
13 Dhjetor, 17:32
-
Bashkorganizimi i Euro 27 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA mblidhet të hënën për 'dritën jeshile'
13 Dhjetor, 16:04
-
E PLOTË/ Short 'ferri' për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, Shqipëria me Anglinë dhe Serbinë në Grupin K! Kosova në Grupin B me Zvicrën, të gjitha grupet
13 Dhjetor, 12:00
-
Nesër shorti, Kombëtarja njeh kundërshtarët e kualifikueseve për Kupën e Botës 2026! Rrezikohet grupi me Serbinë
12 Dhjetor, 10:41
-
Tifozët fusin në telashe FSHF-në, UEFA gjobë 27.750 euro
12 Dhjetor, 09:24