Eksperti i PD-së: Rënia e Euros rrit çmimet, qeveria të jetë më e kujdesshme me kursi

Eksperti i PD-së: Rënia e Euros rrit çmimet, qeveria të jetë më e kujdesshme me kursi

1721245036_cuco.jpg

Edhe eksperti i Ekonomisë në PD, Klodian Muça pohoi se rënia e Euros ka rritur çmimet dhe se qeveria duhet të jetë më e kujdesshme për të zbutur efektet e rënies së kursit.

‘Rënia e Euros ka ndikim negativ për rritjen e çmimeve pasi shërbimet hoteliere në vend punojnë me monedhën Evropiane.

Për këtë arsye çmimet në euro janë rritur edhe për të kompensuar rënien e kursit të këmbimit, ndërsa në këtë drejtim qeveria duhet të jetë më e kujdesshme duke përfshirë më shumë monedhën vendase në shërbimet e këtij sektori. Qeveria duhet të jetë më e kujdesshme që të zbusë efektet e rënies së kursit.

Padyshim që rënia e Euros ka ndikuar në rritjen e çmimeve për turizmin pasi qytetarët që vijnë nga vendet që përdorin euro janë ata që e ndjejnë më shumë.’- tha Muço.


Lajmi kryesor:

Studiuesi nga Kosova, Spahiu: Rënia e Euros në Shqipëria ka ndikuar keq, pas liberalizimit të vizave kosovarët bëjnë pushime edhe në Greqi


M.Q./xy/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare

Rusia fillon përdorimin e Bitcoin për pagesa ndërkombëtare