Eksperti në Report Tv: Rusia po ndërton një sistem të ngjashëm me SWIFT, e përgatitur për t’u përballur me sanksione! Ekonomia shqiptare e mbrojtur për 2 muaj

Eksperti i Ekonomisë, Eduard Gjokutaj tha për Report Tv se Rusia prej 7 vitesh po ndërton një sistem të ngjashëm me SWIFT dhe se është e përgatitur për t’u përballur me sanksionet e ndërkombëtarëve, pas sulmit ndaj Ukrainës.

Ai shtoi se Rusia bazohet në forcat e veta dhe ka një ekonomi të mbyllur.

“Është kanal komunikimi për pagesat. Rusia prej 7 vitesh po punon për krijimin e një kanali të ngjashëm me SWIFT, i cili bazohet në forcat e veta, por ende nuk ka një version të stabilizuar. Ekonomia ruse ka ndërtuar një model ekonomikë të mbyllur, në mënyrë që të përballoj në rast të tillë. Ndërpret transaksionet ruse, për të mos marrë dhe dhënë dhe marrë me botën në aspektin financiar.”, u shpreh ai.

Çfarë është SWIFT dhe pse është i rëndësishëm?

SWIFT është një platformë e sigurt komunikimi që përdoret nga bankat, ndërmjetësuesit e bankave dhe institucionet financiare që dërgojnë dhe pranojnë informacione, të tilla si udhëzime për transferimin e parave jashtë vendit apo për tregtimin e letrave me vlerë.

I ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, eksperti tha se lufta nuk do të ketë ndonjë ndikim të madh në ekonominë shqiptare, kjo pasi sipas ligjit janë marrë masat e nevojshme për raste të tilla.

Ai tha se jemi të mbrojtur nëse kjo situatë nuk zgjat më shumë se dy muaj, ndërsa shtoi se nuk mendon se do të ketë rritje çmimi të naftës apo grurit, pasi tregu është i mbingopur.

“Nuk ka ndonjë efekt. Të paktën për 1-2 muaj nuk do të ketë rritje çmimesh për grurin apo naftën, pasi tregu është mbingopur nga rritja e çmimeve.  Në aspekti ushqimor kemi gruri, në atë energjetik kemi energjia elektrike dhe karburanti. Këto janë të parashikuara në ligj edhe afatin sesa rezerva duhet të ketë për situata luftërash. Qeveria duke e kombinuar të gjithë këtë informacion, duhet të ketë filluar të marrë masa për të zbehur tendencën e rritjes së çmimeve.  Nëse zgjat dhe tek ne do të ketë efekt, për momentin jemi të mbrojtur.”, tha ai.

I pyetur lidhur me sanksionet që vendosi vendi ynë ndaj Rusisë, Gjokutaj u shpreh se nuk do të kenë ndikim shumë të madh, pasi nuk kemi lidhje të drejtpërdrejta tregtare me Rusinë.

“Ato janë një shtrirje e sanksioneve që ka vendosur BE, nuk do të kemi ato pasoja që pritet të ketë Evropa, për shkak të marrëdhënieve minimale tregtare që kemi ne me Rusinë, impakti do të jetë i vogël.  Ne nuk kemi marrëdhënie, por kemi me vendet që kanë me Rusinë. Si Greqia, Italia dhe shumë të tjera.”, tha eksperti.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja