Ekspertiza e USB-së dhe e
Laptopit: Doshi s'ka video të dytë

Ekspertiza e USB-së dhe e<br />Laptopit: Doshi s'ka video të dytë
TIRANE- Ekspertiza e laptopit të Tom Doshit ka mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme nuk ka gjetur prova të tjera për kërcënimin e Durim Bamit. Akti i ekspertizës i është dorëzuar prokurorëve të çështjes Altin Binaj dhe Adnan Xholi.

Sipas raportit të ekspertizës nuk ka video ku Durim Bami kërcënohet nga Tom Doshi. Ish-deputeti mbahet nën masën e “arrestit shtëpiak”, me akuzën e “Dëshmisë së rreme”, “Kanosjes së dëshmitarëve” dhe “Kallëzimit të reme”. Mësohet se avokatët e Doshit do e dërgojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar lirimin e tij.

Tom Doshi ka akuzuar kreun e Kuvendit Ilir Meta, se ka paguar 500 mijë euro për vrasjen e tij. Ekspertimit kompjuterik i është nënshtruar dhe USB-ja dhe një orë përgjuese që janë sekuestruar në banesën e Tom Doshit,por sërisht gjatë këtij procesi nuk u gjendën prova të dobishme për hetimin.

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, kompania gjatë 2016-2022 fitoi 12 tendera dhe përfitoi rreth 2 mlionë euro