Tashmë në Parkun Kombëtar të Vjosës, veç bukurisë natyrore, vizitorët mund të orientohen më lehtë.
Sinjalistika e dedikuar është një lloj ‘harte’ që të gjithë të mund të zbulojnë pika e shtigje të parkut dhe të informohen. Njëkohësisht, kodi i skanueshëm i informon virtualisht vizitorët duke e bërë edhe më të lehtë për ata që duan të mësojnë mbi biodiversitetin, ekosistemin dhe mbrojtjen.
Të gjitha këto, kryeministri Rama i ka përfshirë në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.
“Parku Kombëtar i Lumit Vjosa, me një sipërfaqe mbi 12,7 mijë hektarë, është unik në llojin e tij dhe përfaqëson një nga pasuritë më të veçanta natyrore të vendit, sinjalistika e re e vendosur në park ndihmon vizitorët jo vetëm të orientohen dhe të zbulojnë më lehtë shtigjet dhe pikat kryesore, por edhe të marrin informacion mbi rëndësinë e biodiversitetit, ekosistemin e rrallë të lumit të egër dhe nevojën për ta mbrojtur atë. Investimi në informim dhe orientim është thelbësor për ekoturizmin e përgjegjshëm dhe një përvojë më cilësore për çdo visitor”, shkruan Rama krah postimit.
Komente










