TIRANE- Një sasi lëndë eksplozive ka tronditur zonën e rrugës së Dibrës në Tiranë. Këtë herë shënjestër e shpërthimit ka qenë banesa e ish-futbollistit Skerdi Bejzade, i cili prej disa kohësh jeton në Gjermani. Në banesën e Bejzades në rrugën “Ibrahim Kazazi” në kryeqytet ndodhej vetëm e ëma e tij.
Nga ngjarja nuk ka persona të dëmtuar po vetëm disa dëme të vogla materiale. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie që kanë nisur hetimet. Aktualisht policia është duke hetuar në lidhje me shkaqet e ngjarjes dhe sipas tyre, dyshimet kryesore lidhen me borxhe të pashlyera të Bejzades. Këto borxhe dyshohet se, janë grumbulluar në disa pika të llotove sportive dhe ky shpërthim mund të ketë qenë një paralajmërim për ish-futbollistin.
Shpërthimi në banesë
Një shpërthim i fuqishëm tritoli ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në rrugën “Ibrahim Kazazi” në Tiranë. Sipas informacioneve të policisë, shpërthimi ka ndodhur në banesën e ish-futbollistit Skerdi Bejzade. Në momentin e shpërthimit në banesë ndodhej vetëm e ëma e ish-futbollistit. Dyshohet se lënda shpërthyese ka qenë produkt i një bombe artizanale. Banesa e ish-futbollistit Bejzade, është shtëpi përdhese, ndërsa dyshohet që lënda eksplozive të jetë vendosur në te porta e oborrit në hyrje të saj. Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, i mbërritur në vendngjarje nisi punën për të zbardhur dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Pistat e hetimit
Dy janë pistat kryesore sipas ekspertëve, njëra lidhet me konfliktet e pronësisë, ndërsa pista e dytë mund të jetë edhe humbia e një sasie parash në bastet sportive. Pritet ardhja e ish futbollisti nga Gjermania për të sqaruar rrethat e ngjarjes. Nga të dhënat e grumbulluara mësohet se, familja e Bejzades prej vitesh jetonte në Gjermani, ndërsa ai shkonte dhe vinte. Por kohët e fundit duket se, ai ka shkuar duke mos u kthyer më në Tiranë.
KUSH ËSHTË BEJZADE
Ish-futbollisti Skerdi Bejzade, 39 vjeç ka lindur ne Elbasan. Ai ka pasur një karrierë të pasur në Kampionatin shqiptar duke u aktivizuar me shumë skuadra si Vllaznia, Partizani, Dinamo ku ka nisur karrierën dhe me Elbasanin, me të cilin ka dalë edhe kampion. Pasi la karrierën si futbollist, Bejzade ka qenë edhe trajner i skuadrës së Partizanit dhe Kamzës, por duke mos lënë ndonjë shenjë në fushën e trainigut.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 Shtator 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com