Eksploziv makinës së policit
pranga policit të Komisariatit 5

Eksploziv makinës së policit<br />pranga policit të Komisariatit 5
TIRANË - Arrestohet një efektiv policie, pasi në bashkëpunim me Renato Kazanin kanë tentuar të vrasin efektivin e policisë së komisariatit numër 6, Shkurt Toplani, duke i vënë lëndë shpërthyese në makinë.

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se, janë dy persona, njëri prej të cilëve punonjës policie të arrestuar në orët e para të ditës së sotme nga seksioni Kundër Akteve Terroriste dhe Komisariati i Policisë Nr.6 në Tiranë.

Renato Kazani, 18 vjeç dhe Shaban Lami, 52 vjeç, punonjës policie në Komisariatin e policisë Nr.5 Tiranë, janë ndaluar pas dyshohet se janë autorët e e vënies së një sasie eksplozivi në automjetin e një tjetër punonjësi policie. Vënia në pranga e tyre është bërë rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm.

Arrestimi i tyre është bërë pasi mbrëmë rreth orës 22:00, në afërsi të rrugës “Petraq Leka” në Kombinat, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vrasin duke vendosur një sasi lëndë eksplozive në automjetin tip “Ford Fiesta” me targa TR 0086 D punonjësin e policisë, Shkurt Toplani.

Nga hetimi ka rezultuar se nga shpërthimi është dëmtuar automjeti i mësipërm, ndërsa punonjësi i policisë ka arritur t’i shpëtojë shpërthimit dhe nuk ka pësuar dëmtime. Dosja me materialet e hetimi i ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale e “vrasjes me dashje e punonjësit të policisë së shtetit gjatë detyrës dhe për shkak të saj e kryer në bashkëpunim”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë