Terrorizmi në mbarë botën është në nivelin më të lartë që ka qenë ndonjëherë dhe vazhdon të rritet me një ritëm të shpejtë. Është ky përfundimi i një raporti të bërë nga Instituti i Ekonomisë dhe Paqes në Londër.
Sipas raportit 32, 658 persona u vranë nga terroristët në mbarë botën në vitin 2014, një rritje prej 80 % se në vitin e kaluar. Që nga viti 2000 numri i njerëzve të vrarë nga sulmet terroriste është rritur nëntë herë.
Në analizë janë marrë 162 vende ku mes tyre përfshihet dhe Shqipëria. Në raport Shqipëria renditet në vend të 78, si një nga vendet e klasifikuara të ekspozuara nga terrorizmi.
Një vit më parë vendi ynë ka qënë jashtë zonës së rrezikut, sipas ngjyrosjes së hartës të publikuar, Shqipëria tani është në listën e shteteve të ekspozuara, e ndodhur në nivelin 4 nga 10 që është niveli më i lartë i rrezikut.
Iraku vazhdon të jetë vendi që ka më shumë impakt nga terrorizmie me 9.929 viktima vitin e kaluar, numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë në një vend të vetëm.
"Unë i bëj thirrje politikëbërësve të përdorin përfundimet e këtij raporti për të ndihmuar në strategjitë për terrorizmin”, deklaroi drejtori ekzekutiv i Institutit të Ekonomisë dhe Paqes, Steve Killelea.
/Shqiptarja.com