Ekspozita 'Katolicizëm dhe kulturë'
zbulon dokumente të rralla

Ekspozita 'Katolicizëm dhe kulturë'<br />zbulon dokumente të rralla
TIRANË -  Ekspozita “Katolicizëm dhe kulturë”, e çelur mbrëmë në Bibliotekën Kombëtare, ishte ambienti më i përshtatshëm për kryeministrin Edi Rama që të ndante me pjesëmarrësit lajmin për dhuratën që Papa Françesku do t’ju bëj shqiptarëve gjatë vizitës së tij në Shqipëri. Kryeministri Rama e dha lajmin menjëherë pas fjalës së ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila e quajti një ngjarje të gëzueshme vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri dhe u shpreh se katolicizmi dhe kultura “kanë shënuar një rrugë rëndësishme drejt identitetit tonë evropian”.

meshari

Kryeministri Rama u e vlerësoi ekspozitën si një “buqetë që ka përgatitur drejtoresha e re e Bibliotekës për Papën”. “Është një buqetë surprizë që hap një faqe të re në trajtimin e denjë të thesarit të Bibliotekës Kombëtare”, tha Rama. Në fjalimin e tij të shkurtër Rama i dha rëndësi bërjes publike të veprës dixhitale të Buzukut që do të sjellë Papa Françesku për Bibliotekën Kombëtare.

“Kam pasur kontakt me Papën. Ai do të sjellë një kopje të dixhitalizuar të “Mesharit” të Gjon Buzukut për Bibliotekën Kombëtare. Papa do të vijë me kopjen e Mesharit në Bibliotekën Kombëtare”, ka pohuar mbrëmë kryeministri Rama. Dy vjet më parë, në 100-vjetorin e pavarësisë, Vatikani mundësoi ekspozimin për herë të parë të “Mesharit” të Gjon Buzukut të vitit 1555 në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë. Dy vjet më pas “Meshari” do të rikthehet në të njëjtin vend, por në një kopje të dixhitalizuar.

faik konica
(Foto nga ekspozita “Katolicizëm dhe kulturë”)

Ekspozita “Katolicizëm dhe kulturë”
Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 30 shtator fillon me inakunabulën më të vjetër që e disponon Biblioteka Kombëtare. Është një libër i Papa Piut II, vepër e botuar më 1473-in. Bibliografi Maks Guile shprehet se “aty ka 52 letra, mes tyre ka dhe letra dërguar Skënderbeut. Bëhet fjalë edhe për Arbërinë, ku Papa Piu II ngre lart edhe rolin e Pirros së Epirit në histori”.

Maksi na tregon sesi faqja e parë e këtij libri fillon me pikturimin e minaturës P. Çdo faqe niste me shkronjën e parë te emrit, në këtë rast Papa Piu. Ekspozita zgjon shumë kureshtje, ndërkohë muzika që e shoqëron është një relike e saj; një CD e kompozuar nga At Martin Gjoka. Më tej të zë syri një dorëshkrim të vitit 1901, “Trashëgimi pellazge” të At Gjeçovit. Studiuesi Kolec Topalli rrëfen arsyet pse kjo vepër ka mbetur në hije.“Gjatë kohës së komunizmit ky dorëshkrim nuk bëhej publik se ka qenë prift. Atij iu mohua kontributi, pavarësisht aktivitetit të tij patriotik për Shqipërinë dhe Kosovën. At Gjeçovi ka qenë ndër etnografët që zë kryet e vendit”, thotë Topalli.

Ekspozita është një model i shprehjes së harmonisë fetare në Shqipëri. Shënimet e Faik Konicës, i fesë myslimane, janë mbresëlënëse. Konica ka qene i lidhur me jezuitët që në klasën e parë fillore. Të tjerat vite i ka bërë i ka bërë jashtë shtetit, por kudo që shkoi e ka mbajtur kujtim Shkodrën, kulturën, gjuhën dhe miqtë për gjithë jetën, thotë studiuesi Tonin Çobani.

foto nga ekspozita
(Foto nga ekspozita “Katolicizëm dhe kulturë”)

Ai na kujton se “Albania” e Konicës ka promovuar fillesat e letërsisë shqiptare: “Në faqet e “Albanias” ai ka promovuar At Fishtën, At Gjeçovin, të gjithë shkrimtarët françeskanë dhe duhet ta dimë se “letërsia shqiptare në Shqipëri lindi aty te gazeta “Albania”, Konica e promovoi”.

Në ekspozitë janë “Formula e pagëzimit” në gjuhën shqipe, vepra madhore “Çeta e profetëve” e Bogdanit, “Fjalori” i Frang Bardhit. Po aty gjendet vepra e Francesko Maria da Lecces e 1716-s ku gjejmë të fiksuara provat e para për një alfabet të gjuhës shqipe. Pra mësojmë se paska një shqipe me alfabet shqip të shkruar, jo 100-vjeçare, por më shumë se 300-vjeçare në vijimësi. Ekspozita është një rast i mirë për të sjellë në dritë të tjera zbulime historike.

Aty ka gjurmë e dorëshkrime të një pune të madhe e serioze të krerëve katolikë për mbledhjen folklorit, të At Donat Kurtit, të Benardin Palaj, etj. Ja dhe një rast i rrallë i harmonisë fetare. Një foto e ekspozitës tregon përpjekjet akitekturore të Kol Idromenos dhe ky një pjesë e elementit katolik i cili realizon projekte e xhamisë së Parrucës në Shkodër. Më tej janë përkthimet e fretërve katolike nga letërsia botërore. Nuk mungojnë as shënimet me shkrimin origjinal të Fishtës e Zef Zorbës.

Foto nga ekspozita

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti