Pasioni i tij për arkitekturën popullore ka nisur rreth viteve ’75. Ndërsa, konceptet kompozicionale të banesës së Hasit do t’i aplikonte për herë të parë në projektin e Muzeut Historik të Bajram Curri në vitet ‘85. Për më shumë se katër dekada arkitekti Maksim Mitrojorgji ka botuar studime të ndryshme për të evidentuar trashëgiminë ndërtimore të popullit shqiptar, ndërsa kësaj herë në “ReportTV” rrëfen ekspozitën “Arkitektura popullore në akuarel” që është çelur në Muzeun Historik Kombëtar.
“Në vitet 2014-15 unë dhe arkitektja Joli Mitrojorgji botuam librin e parë për banesat popullore shqiptare. Pas kësaj ndjeva nevojën që të punoja një pjesë të materialeve që do të ilustronin librin në akuarel. Për shkak të mbylljes nga pandemia gjatë këtij viti kam realizuar 250 punime, kryesisht në tipologjitë e banesës, peizazhet urbane, banesa fshatare, një seri kishash, kulla e Sahatit dhe urat. Kam prekur të gjitha temat që konsiderohen, si trashëgimi ndërtimore në Shqipëri”.
Influencat më të pakta, Mitrojorgji i dikton tek banesat fshatare, që gjenden nga Jugu në Veri, e që asnjëherë nuk mund të gjesh dy njësoj
“Banesa fshatare janë shumë autentike. Kanë shumë pak influenca, siç thotë dhe specialisti i trashëgimisë Emin Riza: ‘Është shumë e lidhur me vendin’. Është ndërtuar sipas kushteve dhe relievit dhe ka një larmi të habitshme në territorin shqiptar nga Jugu në Veri”, thotë arkitekti.
Ruajtja e identitetit në kohët moderne është një problem jo vetëm për arkitekturën e vendit tonë, por në të gjithë botën. Megjithatë, arkitekti shpreson që të bëhen përpjekjet e duhura për mos ta humbur atë
“Identiteti ka katër kritere dhe duhet klasifikuar si trashëgimi. Është karakteri teknik dhe arkitekturor, hapësinor, simbolik dhe psikologjik i një objekti legjislativ. Sot në tërë botën ekziston problemi i ruajtjes së identitetit, fatkeqësisht koha moderne kultura është shumë e ndërkombëtarizuar, edhe kjo kulturë ndërkombëtare i shtyp kulturat e popujve të vegjël edhe duhet bërë një sforco e madhe që të marrësh eksperienca, të ruash dhe të vësh në dukje identitetin kombëtar” përfundon arkitekti.
Ekspozita “Arkitektura popullore në akuarel” do të qëndrojë hapur në Muzeun Historik Kombëtar deri ditën e diel (20 shkurt).
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.8%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3545
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Shqipëria është Biodiversitet’, instalacion në sheshin ‘Skënderbej’ me speciet unike të Shqipërisë
4 Tetor 2023, 11:24
-
Në muze busti i Klementit XI, Papës me origjinë shqiptare që drejtoi kishën katolike për 21 vjet! Bushati: Vjen nga mali i Mikelanxhelos! Dhuratë dhe një libër 3 shekullor!
27 Shtator 2023, 15:58
-
Mozaiku 'Shqipëria'/ Ironia me 'retushimin' e PD në '93, hoqi librin e kuq e dy yje, ‘zien’ rrjeti: Ka ende në shalle, kapele deri edhe te xhubleta 4000-vjeçare!
23 Maj 2023, 11:34
-
‘Skënderbeu’ i ekspozuar në Muze, 555-vjetori i vonuar i vdekjes së Heroit Kombëtar, Koçi: Figura e tij, e gjallë në ndërgjegjen e popullit
7 Shkurt 2023, 15:52
-
Restaurimi i Muzeut Historik nga BE, draftprojekti me rikonceptim të hapësirave! Edhe Arkeologjia e Etnografia pjesë, për të rrëfyer historinë përmes objekteve
1 Dhjetor 2022, 00:01
-
Japonia, 120 mln lekë për Muzeun! PD dakord për grantin, por diskuton fasadën që po restauron BE: Bota i ka zhdukur këto simbolika komuniste
14 Shtator 2022, 18:33
-
Fondi i Galerisë, Ministria premton vepra të reja nga 2023! Studiuesja Varvarica: Rihapni sektorin e studimit, sikur i keni prerë institucionit një krah
11 Gusht 2022, 17:30
-
Radogoshi i vjen Shqipërisë me poezi, rrëfen vargjet e luftës: Në ato rrethana s'ish vetëm art, sot Kosova e anashkaluar me Ballkanin e Hapur
12 Korrik 2022, 16:50
-
Karl Paç, ‘dallëndyshja e parë e arkeologjisë shqiptare’, studiuesit: 2 udhëtimet e austriakut në Shqipëri, si e ndërtoi në 1922 muzeun e parë kombëtar në pronën e Toptanasve
28 Qershor 2022, 17:23
-
‘Shtëpia e lindjes’ që u shndërrua në klinikën e vdekjes/ Nga influenca e BS në Shqipëri, tek 35 këshilltarët sovjetikë që ristrukturuan Sigurimin e Shtetit pas 1949-ës
25 Qershor 2022, 19:19
-
Nis në Tiranë edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Akuarelit, Veliaj: “Ky është imazhi i Shqipërisë moderne”
5 Maj 2022, 17:49
-
Nga rruga në Muze, artisti i njohur grek ‘Same84’ thyen barrierat e dhuron një vepër për Tiranën: Çfarë më lidh me Shqipërinë dhe pse pikturoj histori periferike
17 Mars 2022, 16:20