Ekspozita “Edhe unë jam një vepër arti”, Fjoralba Duma: Politikëbërësit të kthejnë vëmendjen nga personat me aftësi të kufizuara

Ekspozita fotografike “Edhe unë jam një vepër arti” e cila ka nis të marrë jetë para tetë vitesh nga fotografja Soela Zani është çelur në kuadër të 21 Marsit, Ditës Botërore të fëmijëve me sindromën doën në Kalanë e Tiranës. Protagonistë të kësaj ekspozite janë fëmijët me sindromën doën, ku vet ata kanë pozuar për t’u shndërruar në personazhet e pikturave të famshme, si “Motra Tone”, “The Infant Samuel”, “Harriet Ann Seale”,  “Master John Heathcote”, “Child ëith Dove” etj.

Organizatorët e Fondacionit Down Syndrome Albania rrëfejnë se përmes kësaj ekspozite kanë si qëllim jo vetëm ndërgjegjësimin e njerëzve të thjeshtë që të mos bullizojnë, por në këtë prag zgjedhjesh edhe ndërgjegjësimin veçanërisht të politikëbërsëve, ligjvënësve dhe institucioneve, të cilët mesa duket gjatë kësaj periudhe të vështirë pandemie, që po kalon mbarë bota, nuk kanë pas vëmendjen e duhur ndaj të drejtave dhe nevojave të Personave me Sindromën Down, Personave me Aftësi të Kufizuara (që në total janë 73.000 persona).

“21 Marsi është Dita Botërore e Sindromës Down, e vëzhguar si e tillë nga Kombet e Bashkuara që prej vitit 2012. Sipas statistikave të mbledhura nga Shërbimi Social Shtetëror në vitin 2018, në Shqipëri jetojnë 682 persona me sindromën Down, mes 73.000 personave (2020) me aftësi të kufizuara (pa përfshirë invalidët e punës) që jetojnë në Shqipëri. Në kuadër të kësaj dite e çdo ditë Fondacioni Down Syndrome Albania kërkon të sjellë në vëmendje të qeverisë dhe ligjvënësve shqiptarë si dhe iu bën thirrje të gjitha institucioneve shqiptare por dhe partive politike që të kthejnë vëmendjen dhe të punojnë me seriozitet për të përmbushur të drejtat dhe nevojat e personave me aftësi të kufizuara (PAK) në Shqipëri. Shqipëria ka ratifikuar Konventën e Kombeve të Bashkuara Për Të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, dhe ka detyrime konkrete ndaj kësaj konvente”, shprehet Fjoralba Duma, përfaqësuese e Fondacionit Down Syndrome Albania.

Ekspozita do të qëndrojë hapur deri në datë 27 mars në Kalanë e Tiranës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja