Ekspozita me trofetë e M.Cityt, fëmijë e të rritur në kryeministri! Tifozët: S’e prisnim kurrë t'i shikonim në Shqipëri

5 trofe të lakmuar, një më prestigjoz se tjetri duke nisur nga Premier League e deri te Champions League, të fituar nga Manchester City sezonin e kaluar, u ekspozuan këtë të mërkurë në ambientet e kryemnistrisë për publikun e gjerë. Kupat, që erdhën falë bashkpunimit me Dyrrah City Futboll Academy dhe qeverinë shqiptarë, u vizituan nga vëgjël e të rritur, të huaj, por edhe familjarë të cilët kishin ardhur me fëmijët e tyre.

“Mua më solli babi. Arsyeja është se kisha qef të shikoja kupat e Manchester Cityt,”-u shpreh një fëmijë.

“Mua kupa më e bukur me duk ajo atje me kurorë,”-deklaroi një vajzë.

“Një arritje e madhe për ne të kemi kupat këtu. Ishte ëndrra e djalit pasi që 7 vjeç ndjek futbollin,”-tha babai i dy fëmijëve.

“Më shumë përshtypje më bëri trofeu i Champions League. E mora vesht nga mediat, nga rrjetet sociale. Derisa e mora vesh do vija patjetër sepse jam tifoz i Manchester Cityt. E mendoje ndonjëherë se do vinin trofetë e City në Shqipëri? Jo. Mendoja se do lëviznin në shtet e Europës por kurrë në Shqipëri,”-u shpreh një tifoz i Manchester Cityt.

“Ne zemër ke stemën e Realit, por sot paske ardhur për Manchester Cityn … Jo sot s’kam ardhur për Manchester Cityn, por për trofeun e Champions League. E kishe menduar se do ti shikoje këto trofe në Shqipëri? Jo nuk e kisha menduar ndonjëherë. Është diçka e bukur dhe e mirë për ne si tifoz të futbollit. Je xheloz që kanë ardhur trofetë e Cityt dhe jo të Realit? Po, vallaj shumë mirë do ishte të vinin edhe trofetë e Realit, por nuk mendoj se do mjaftonte ky ambient për të gjithë ato trofe, por që është diçka e bukur,”-deklaroi një tifoz i Realit.

Dyrrah City Football Academy në bashkpunim me Manchester Cityn do ndërtojnë një akademi futbolli në Shqipëri, ekskluzive për të gjithë Ballkanin, ku pjesë e marrëveshjes është edhe sjellja e trofeve në vendin tonë.

“Për ne është krenari e veçantë për të sjellë këto kupa si pjesë e të gjithë programit dhe marrëveshjes me Manchester Cityn. Uroj që të jenë me këmbën e mbarë ndërkohë që ne përgatitemi për nisjen e sezonit në shtator. Besoj se është një dhuratë e bukur për të gjithë komunitetin e futbolldashësve. Besoj se është emocion i veçantë gjithmonë të jesh pranë Championsit dhe Premier League. Nuk besoj se ndodh shpesh,”-u shpreh Gjergj Ndoci, drejtor ekzekutiv i Dyrrah City Football Academy.

Trofetë e Manchester Cityt do jenë në Shqipëri edhe të enjten, teksa do ekspozohen në stadiumin Air Albania ku sërish publiku do ketë mundësi ti vizitojë.

Ne.k./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Halit Valteri: Bardhi dhe Basha janë bashkë, do t’i marrin partinë Berishës

Halit Valteri: Bardhi dhe Basha janë bashkë, do t’i marrin partinë Berishës