Ekspozita/ Roland Tasho sjell në 50 fotografi ‘Udhëtimin e shqiptarëve në Çeki’

Roland Tasho, fotografi që dokumenton “udhëtimin e shqiptarëve nëpër botë”, rikthehet kësaj here me ekspozitën “Shqiptarët në Çeki”, çelur në Muzeun Historik Kombëtar. Në 50 fotografi mësojmë sukseset  e shqiptarëve që përfaqësojnë jo vetëm gjurmën e personaliteteve ,që kanë studiuar në vitet ‘60 në vendin mik, por edhe integrimin e tyre, si të barabartë me vendasit . Në fotografitë e ekspozuara ne njohim shqiptarët e thjeshtë, por edhe ata të suksesshmit në art, mjekësi dhe sport. Roland Tasho rrëfen për realizimin e fotografive që sjellin udhëtimin sa fizik, edhe shpirtëror të shqiptarëve jashtë vendit.

“Unë kam vite që merrem me dokumentimin e emigracionit nëpër botë, ndalesa e radhës ishte në Çeki. Isha mësuar që të fotografoja në Perëndim, në Amerikë, por nuk e dija se si ishin shqiptarët në të ashtuquajturën Lindje. Pashë që ishin shumë të integruar, të arsimuar edhe të punësuar. Kam prekur thuajse të gjitha linjat, shqiptarët nga martesat e viteve ’50 edhe fëmijët e tyre në Çeki, studentët që kanë përfunduar dhe janë punësuar atje, por edhe studentë që vijojnë të arsimohen ende”, thotë Tasho.

Artistë, sportistë, juristë, mjekë, dentistë, biznesmenë, të gjithë kanë një histori suksesi për të rrëfyer, por mbresat më të mëdha kësaj here tek fotografi ka lënë Alon Hasa, i cili është kampion i Çekisë në gjimnastikë

“Ambasadori Riza Poda më ka dhënë ndihmë të madhe me databasen e shqiptarëve që jetojnë në Çeki. Secili ka nga një histori më vete, mbresëlënëse dhe të larmishme. Por unë do të veçoja një djalë të ri, që kishte arritur të bëhet kampion i gjimnastikës në Pragë apo artistë të njohur në orkestrën e Pragës. Por, këta nuk bëjnë lajm, edhe pse janë një bashkësi shembullore, lajm bën kronika e zezë”, rrëfen fotografi.

Roland Tasho në 20 vite është autor i 12 albumeve me fotografi, ku 7 prej tyre kanë në qendër jetën e 1000 shqiptarëve të suksesshëm në emigrim.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë