Ekstradimi i “Ben Qimes”, Gjykata
e Apelit jep  nesër vendimin

Ekstradimi i “Ben Qimes”, Gjykata<br />e Apelit jep  nesër vendimin
TIRANE- Gjykata e Apelit ka zhvilluar seancën për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj biznesmenit fierak Arben Isufi, ndërsa gjyqtarja Fatmira Hajdari ka vendosur që të shprehet ditën e nesërme me vendim pas shqyrtimit të materialeve dhe kërkesave të palëve ndërgjyqësore.
 
Seanca është zhvilluar pas kërkesës së avokatit Ardian Visha, i cili arrestimin e Isufit e ka cilësuar si të jashtëligjshëm dhe ka kërkuar lirim të menjëhershëm. Po ashtu avokati Visha ka kërkuar që për sa i përket ekstradimit, procesi gjyqësorë të zhvillohet në gjykatën e Fierit dhe jo në Tiranë.
 
Këto kërkesa janë kundërshtuar nga organi i akuzës, ku prokurori Gent Xholi ka kërkuar që Arben Isufi të mbetet në burg dhe të mos ndryshojë masa e sigurisë deri në mbërritjen e materialeve plotësuese për ekstradimin nga Italia.
 
Gjyqtarja Hajdari e drejton për herë të dytë një seancë ndaj Arben Isufit, ku pak vite më parë ndaj tij ka dhënë një vendim pafajësie, pasi biznesmeni akuzohej për një vrasje por që nuk u provua asnjëherë për drejtësinë.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit

'Tipologji e re e turizmit në Shqipëri', eksperti: Vijnë shumë të rinj! Jo për plazhe por për ture, Gjirokastra nga më të preferuarit