TIRANË - Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranë ka kryer sot ekstradimin nga Shqipëria drejt Italisë të shtetasit Fredi Seferi, 39 vjeç, banues në Tiranë.

Ekstradimi i këtij shtetasi është kryer sot rreth orës 12:30.

Fredi Seferi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Napolit në Itali ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “arrest në burg”.

Kjo masë për kryerjen e veprave penale të “pjesëmarrjes në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)