TIRANË - Nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana,  u krye ekstradimi nga Londra drejt vendit tonë, i 47-vjeçarit Përparim Lamnica, banues  në Tropojë.
 
47-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 12 vite burg në vitin 2011 për një vrasje të ndodhur në vitin 1994.
 
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur 
Më datë 08.10.1994, rreth orës 22:00, në vendin e quajtur Ish Hotel Kosova, në qytetin e Bajram Currit, shtetasi Përparim Lamnica, ka qëlluar me levë, duke i shkaktuar vdekjen shtetasit L.GJ.
 
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që ka patur autori me viktimën, rreth orës 18:00, në një lokal  në qytetin e Bajram Currit.
 
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana, me Interpol Manchester, u bë i mundur arrestimi i tij ne Britanine e Madhe, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)