TIRANE – Një 46-vjeçar nga Berati i dënuar në vitin 2002 me 17 vjet burg për një vrasje është ekstraduar nga Italia dretj vendit tonë. 

Edvin Ndile ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi në prill të vitit 2001 ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti ku udhëtonin tre persona, duke lënë të vdekur shtetasin shqiptar me inicialet G.R.

Arrestimi i tij u bë falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën në Itali, ndërsa iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, mbrëmë në aeroportin Nënë Tereza.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)