Finalja ishte në sekondat e fundit me rezultatin 1-0 në favor të Cruzeiro-s kur portieri i tyre Everson shtriu në tokë dhe më pas goditi në kokë futbollistin e Miniero-s Christianin-in. Kaq mjaftoi që në fushë të niste një sherr masiv ku pa si protagonist edhe ish-futbollistin e kombëtares së Brazilit Hulk.

Pas më shumë se 10 minutash, me skena të pazakonta u rivendos qetësia, ndërsa arbitri nxorri 23 kartonë të kuq. Ky është edhe një rekord në Brazil, pasi shumë vite më parë, në 1954 në ndeshjen mes Portuguesa dhe Botafogo ishte nxjerrë 22 herë kartoni i kuq.