/ATSH-Gjergji Mima/ -Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, ekstradoi sot nga Roma/Itali, drejt vendit tonë, shtetasin shqiptar, Klodian Gjeta, 29 vjeç, banues në Bulqizë.
Sipas Policisë së Shtetit, ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Bulqizë, me Vendimin Nr.43 datë 13.11.2006, e ka dënuar këtë shtetas me 24 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me paramendim" dhe "Armë mbajte pa leje", parashikuar nga nenet 78/1 e 278/2 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Më datën 14.03.2006, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur Karburant "Lleshi", në fshatin Okshatinë, Bulqizë, shtetasi Klodian Gjeta, ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. K. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një grindje që autori dhe viktima kishin pasur, disa orë përpara ngjarjes midis tyre, për të drejtën e kalimit me automjet, në një rrugë të ngushtë të fshatit Podgoricë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romen, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas iu dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
/Shqiptarja.com